Futboll

‘Oj Kosovë, oj nana ime’ buçet në Turqi për nder të Rashicës në festën e titullit

Gazeta Si – ‘Oj Kosovë, oj nana ime’, e kënduar nga Shkurte Fejza, ka pushtuar për disa minuta stadiumin e Gallatasarajit, i mbushur plot me tifozë për festën e titullit kampion.

Ishte momenti kur në fushë u fut Milot Rashica, sulmuesi i Kosovës, i cili mbante në shpatulla dy flamuj, të Kosovës dhe të Shqipërisë. Futbollisti nga Vushtrria luajti në formë huazimi te Gallatasaraji, pasi kartonin e tij e ka Noruiçi në Angli.

Rashica ishte protagonist në titullin e fituar në Turqi, bashkë me disa emra të njohur të futbollit, si Ikardi, Xaniolo e të tjerë. Sulmuesi 26-vjeçar luan për Kosovën, por më parë ka qenë pjesë e Shqipërisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë