Spitali i Gjirokastrës do të ofrojë nga dita e sotme shërbimin e mamografisë në ambientet e tij.
Investimi i kryer në aparturat e mjekësisë biomjekësore u heq barrën e udhëtimit drejt Tiranës të gjithave grave në zonën e jugut.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Orgerta Manastirliu, e cila e inspektoi ditën e sotme investimin e kryer në Spitalin e Gjirokastrës, u shpreh se qëllimi i ministrisë që ajo drejton ishte ofrimi i shërbimit spitalor sa më afër vendbanimeve të qytetarëve.
Manastirliu gjithashtu bëri të ditur se për të përmirësuar shërbimin në spitalet rajonale, do të investohen 4.5 milion euro në aparatura të teknologjisë moderene nga veriu në jug të vendit.
Në spitalin e Gjirokastrës vazhdon ende program i patronazhit, ku mjekë të spitaleve univeristare të Tiranës, kryejnë vizita mjekësore, egzaminime dhe ndërhyrje kriurgjikale që kryheshin më parë në Gjirokastër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.