Lajme

OFL troket te dy të dënuarit në Berat

OFL si çdo ditë vijon me kërkesat për vërtetimin e pasurisë. Kërkesa me shkrim sot u ka shkuar dy të dënuarve në Berat.

Bëhet fjalë për Gazmend Mahmutaj, banues në Berat, i dënuar në Itali për “Trafikim të lëndëve narkotike” dhe për Edison Çobo, po ashtu banues në Berat, i dënuar në Itali për “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Zëdhënësja tha se “këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së”.

Më tej, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, zëdhënësja tha se “OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë