Lajme

OFL shënjestron një të dënuar në Durrës dhe një në Elbasan

Sot OFL ka shënjeshtruar dy të dënuar të tjerë. Bëhet fjalë për Kreshnik Budllën, banues në Durrës, i dënuar në Spanjë për trafikim të lëndëve narkotike si dhe për Fatjon Lazen, banues në Elbasan, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Zëdhënësja e OFL tha se “brenda 48 orësh, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së”.

Më tej, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, ajo tha se “për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë