Lajme

OFL shënjestron dy vëllezër nga Vlora, të dënuar për trafik droge

Operacioni “Forca e ligjit” vijon me kërkesat për vërtetimin e pasurisë.

Sot OFL u ka dërguar kërkesa dy të dënuarve të tjerë.

Bëhet fjalë për Altin Çucaj, banues në Vlorë, pasi është dënuar nga Gjykata e Torinos, Itali, për “Trafikim të lëndëve narkotike” dhe vëllain e tij, Mikel Çucaj, banues në Vlorë, pasi është dënuar nga Gjykata e Torinos, Itali, për “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Zëdhënësja tha se “këta individë si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”.

Ajo ka bërë me dije se formularët e plotësuar nga personat që u është kërkuar vetëdeklarimi janë dorëzuar në SPAK.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë