Lajme

OFL shënjestron Astrit Avdylin e dosjes 339 dhe një anëtar të grupit ”Keçi”

OFL sot ka vënë në shënjestër dy të dënuar në Shijak.

Bëhet fjalë për Astrit Avdylin (Balliun), banues në Shijak, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vrasja me paramendim” dhe për Astrit Keçin banues në Shijak, dënuar nga Gjykata e Pisas, Itali, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

Astrit Avdylaj, është një personazh i njohur në botën e krimit, i cili është dënuar nga Gjykata e Durrësit për vrasje me paramendim. Avdylaj është kreu i bandës kriminale të “Avdylajve” në Shijak si dhe i njohur për lidhjet që ka ai në Durrës.

Ky person u arrestua gjatë operacionit të koduar policor “Vol- Vo 4” bashkë me disa anëtarë të tjerë të grupit të tij. Ata u arrestuan pasi në Brenogë të Hasit u zbulua një laborator heroine, e cila vinte nga Irani në Kosovë dhe përpunohej në Shqipëri ku të implikuar ishin dhe grupi Avdyli.

Kurse Astrit Keçi si anëtar i bandës ”Keçi”, u arrestua në vitin 2018 bashkë me Shkëlqim Sufjen pasi kishte prej 20 vitesh në kërkim. Deri në vitin 2006 jetonte në Itali më pas fshihej në Shqipëri për t’u shpëtuar autoriteteve italiane. Më pas në 2019 për shkak se dënimin e kishte nga Gjykata e Pisas Shqipëria vendosi ekstradimin e tij drejt Italisë.

Zëdhënësja e OFL tha se “përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”.

Ndër të tjera, ajo tha se “për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë