Lajme

OFL, kërkesë për deklarim të pasurisë Edmond Begos, opozita e akuzon si mik të Taulant Ballës

Operacioni Forca e Ligjit ka shënjestruar këtë të enjte Edmond Begon, të cilin opozita prej kohësh e akuzon si miku i Taulant Ballës. Edmond Bego është i dënuar në Itali me 11 vjet burg, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikim droge”.

Bashkë me Edmond Begon, OFL i ka dërguar kërkesë me shkrim për deklarim të pasurisë edhe shtetasit Eduart Nazeri, banues në Berat, arrestuar në vitin 2013, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Gentjan Çako, banues në Berat, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim”.

Sipas zëdhënëses së OFL-së, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më tej, ajo tha se përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, ajo tha se “OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë