Lajme

OFL i dërgon kërkesë Ervis Martinajt dhe dy të tjerëve të dënuar në Itali

Operacioni “Forca e Ligjit” u ka dërguar kërkesë për vërtetim pasurie tre të dënuarve të tjerë, të cilët janë emra të njohur në botën e krimit.

OFL i ka dërguar kërkesë Ervis Martinajt, me banim në Kurbin, i cili është nën hetim për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Po ashtu, u ka dërguar kërkesë vëllezërve Kaçorri, të dënuar edhe këta për vrasje. Bëhet fjalë për Arben Kaçorri dhe Valentino Kaçorri, të dy të dënuar në Itali.

Ndërkohë, Ervis Martinaj është një emër i njohur, i cili është në hetim për ngjarjen e 4 tetorit të vitit 2018 në zonën e ish-Bllokut, ku në një përplasje me armë, ai mbeti i plagosur në qafë, ndërsa u vra miku i tij Fabiol Gaxha dhe u plagos Eljon Hato.

Zëdhënësja tha se “brenda 48 orësh, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së”.

Më tej, ajo tha se përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, zëdhënësja tha se “për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi”. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë