Lajme

OFL, bllokohen 6 makina të blinduara në Durrës dhe Shijak

Operacioni “Forca e Ligjit” është duke hetuar për mjetet e blinduara që qarkullojnë në vend.

Ndërkohë këtë të martë janë ndaluar gjashtë mjete në pronësi të shtetasve Xh. T., E.D., B.D., dhe I. Gj.

Automjetet e blinduara janë të tipit “Benz”, “Jeep” dhe “Audi”.

Gjashtë makinat në pronësi të katër personave, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije, mësohet se janë të personave që janë subjekte të OFL-së.

Automjetet e blinduara u bllokuan në Durrës dhe në Shijak dhe po verifikohen nëse janë të vjedhura.

Prej disa ditësh OFL ka ndërmarrë një aksion për verifikimin e pasurive të eksponentëve të krimit, pasuria e të cilëve është krijuar përmes veprimtarive kriminale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë