Lajme

Ofertat e reja nga televizioni tek interneti në kushtet e vetizolimit

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare shqiptare (AKEP) bën me dije se në koordinim me operatorët e telekomunikacionit, në situatën e krijuar për shkak të epidemisë së shkaktuar nga Covid-19, do të vendosen ketë oferta të reja interneti.

Sipas njoftimit të Autoritetit do të ketë ndryshime në tarifa dhe shpejtësinë e paketave të televizionit dhe internetit:

50% më shumë internet

Akses falas në internet në çdo platform edukative, përfshirë RTSH School channel

Mundësi për abonentët me kontratë të telefonisë fikse për të pasur platformë edukative për fëmijë të çdo moshe, 60% më lirë

Zgjatja e ofertave për internet fiks dhe TV nga Abcom të ofertës familjare 3+1 me përmbajtje falas për fëmijët.

Ofertë për një muaj falas për çdo paketë të re abonimi internet nga Albtelecom.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë