Bota

OBSH: Vdekjet nga Covid-19 në Europë u rritën me 40% brenda javës!

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar sot se numri i viktimave nga koronavirusi në Europë javën e fundit është rritur me 40% krahasuar me një javë më parë.

Zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Harris deklaroi se Franca, Spanja, Britania e Madhe, Holanda dhe Rusia raportojnë numrin më të madh të rasteve të reja në Kontinentin e Vjetër, të cilat u rritën me 30%.

“Shqetësimi është se njësitë e terapive intensive në spitale kanë filluar të mbushen me pacientë shumë të sëmurë”, paralajmëroi ajo.

Rusia raportoi 320 viktima në 24 orët e fundit, ndërkohë që edhe Italia kishte një rritje alarmante të viktimave krahasuar me një ditë më parë.

“Në Europë ne po shohim një rritje të madhe dhe alarmanteve të rasteve të reja dhe vdekjeve nga koronavirusi. Pavarësisht menaxhimit më të mirë të kapaciteteve spitalore, në shumë vende ato janë duke u mbushur me një shpejtësi shumë të madhe”, shtoi ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë