Shendet

OBSH: Të përgatitemi që tani për pandeminë e ardhshme

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u kërkoi të hënën vendeve të kryejnë reformat e nevojshme për t'u përgatitur për pandeminë e ardhshme.

Duke folur në asamblenë vjetore të shëndetit të OBSH-së disa javë pas përfundimit zyrtarisht të pandemisë Covid-19, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se është koha për të filluar negociatat për parandalimin e një pandemie tjetër.

"Nëse ne nuk i bëjmë ndryshimet që duhet të bëhen, atëherë kush do t'i bëjë? Dhe nëse nuk i bëjmë tani, atëherë kur?", tha ai.

Asambleja vjetore 10-ditore e Shëndetit në Gjenevë do të trajtojë sfidat globale të shëndetit, përfshirë pandemitë e ardhshme.

194 shtetet anëtare të OBSH-së po negociojnë aktualisht reformat e rregullave në rast të një kërcënimi ndërkombëtar shëndetësor dhe po hartojnë gjithashtu një traktat më të gjerë pandemik, i cili do të ratifikohet vitin e ardhshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë