Shendet

OBSH: Nuk duhet të ndalojë vaksinimi me AstraZeneca


"Vendet nuk duhet të ndalojnë së përdoruri vaksinën AstraZeneca Covid-19 nga frika se shkakton mpiksje të gjakut pasi nuk ka asnjë indikacion se kjo është e vërtetë," ka deklaruar të Premten Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Bullgaria, Danimarka dhe Norvegjia janë ndër vendet  e fundit që kanë ndaluar përdorimin e saj.
Një zëdhënëse e OBSH-së tha se nuk kishte asnjë lidhje midis vaksinëa dhe një rrezik për mpiksje gjaku.
Margaret Harris tha se ishte një "vaksinë e shkëlqyeshme" dhe duhet të vazhdojë të përdoret.
Rreth 5 milion Evropianë kanë marrë tashmë vaksinënAstraZeneca. Ka pasur rreth 30 raste në Evropë të "ngjarjeve tromboembolike" pas marrjes së vaksinës.
OBSH ka deklaruar se po heton raportet, por sipas ekspertëve nuk asnjë marrëdhënie shkakësore. Të premtenAstraZeneca tha se numri i regjistruar i njerëzve me mpiksje gjaku tek njerëzit e vaksinuar ishte i ulët.
"Një analizë e të dhënave tona të sigurisë prej më shumë se 10 milion raportesh nga njerëz të ndryshëm nuk ka treguar prova të një rreziku të embolisë pulmonare ose trombozës së venave të thella", tha një zëdhënës.
Ndërkaq, në vendin tonë kanë mbërritur 38.400 doza të vaksinës AstraZeneca të cilat janë prodhuar në filialin e kompanisë në Suedi. Nga sot do të nis edhe vaksinimi i mjekëve në vendin tonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë