Bota

OBSH konfirmon: Varianti anglez i Covid-19, në të paktën 70 vende

Varianti i Covid-19 që është shfaqur për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, është zbuluar deri në këtë moment në 70 vende të ndryshme, 10 më shumë se javën e fundit.

Lajmi është bërë i ditur zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetsësisë. Një përhapje e shpejtë dhe mjaft shqetësuese kjo për këtë variant të Covid-19.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpjeguar gjithashtu se varianti afrikanojugor i virusit është evidentuar në të paktën 31 vdende, 8 më shumë në një javë. Po ashtu, një tjetër variant, që është zbuluar në Brazil, është përhapur deri tani në tetë vende.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë