Kjo e martë pa reshje u ka dhënë pak frymëmarrje zonave dhe banorëve të përmbytur në Shkodër e Lezhë. Autoritetet lokale në disa prej qyteteve të tjera të vendit nuk raportojnë për problematika të shkaktuara nga reshjet. Ndërkohë që edhe në dy qytetet më të goditura nga shirat, Lezhë e Shkodër, është vërejtur një përmirësim i situatës.
Fotot janë pamje nga ajri (të hënën pasdite) të përmbytjeve në Obot, pranë Shkodrës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.