Njerez

Obamat janë burri dhe gruaja më të dashur të Amerikës

Michelle Obama është gruaja më e dashur në Amerikë, të paktën sipas sondazhit vjetor të Gallup. Ish-Zonja e Parë zhvendos nga podi Hillary Clintonin, e para në renditje për 17 vjet radhazi. Barack Obama ndërkohë është përpara Donald Trump. Presidenti aktual i SHBA-ve nuk është njeriu më i adhuruar në Amerikë. Vendi i paarë i takon pikërisht parardhësit të tij.

Përveç Michelle Obama, Oprah Winfrey gjithashtu tejkalon Hillary Clinton në renditjen e Gallup. Zonja e Parë aktuale, Melania Trump, është në vendin e katërt. Në dhjetë të parat është edhe Mbretëresha Elizabeta II, e cila mban numrin rekord të prezencave: pesëdhjetë në total.

Gratë më të dashura - Së bashku me të figurojnë personalitete politike dhe gjyqësore, nga kancelarja Angela Merkel te gjykatësja e Gjykatës Supreme të SHBA, Ruth Bader Ginsburg. Nga ish-ambasadorja amerikan në OKB, Nikki Haley, te fituesja e çmimit Nobel për Paqen, Malala Yousafzai, deri tek Nancy Pelosi, kreu i Demokratëve Amerikanë. Ndër emrat e botës së argëtimit, më të dashurit janë prezantuesja Ellen DeGeneres, e cila renditet në vendin e tetë.

Burrat më të dashur - Barak Obama është për të 11-in vit njeriu më i admiruar i Amerikës. Presidenti Donald Trump nuk arrin të mbajë kreun dhe pozicionohet i dyti për të katërtin vit radhazi.

Aktualisht, manjati është, së bashku me Gerald Fordin, i vetmi president që nuk ka marrë vlerësimin maksimal gjatë mandatit të tij.

Gjithashtu të përfshirë në renditjen e Gallup, janë Papa Françesku dhe Dalai Lama, si dhe ish presidentët George W. Bush dhe Bill Clinton. Midis emrave në dhjetë më të mirët janë edhe Bernie Sanders, Joe Biden, themeluesi i Microsoft Bill Gates dhe CEO i Tesla, Elon Musk.

Sondazhet - Renditja është përpiluar nga kompania Gallup. Midis 3 dhe 12 dhjetorit 2018 amerikanët u pyetën, për të treguar emrin e burrit apo gruas që ata admirojnë më shumë. Sondazhi i parë i Gallup u botua në vitin 1946. Që atëherë, përveç vitit 1976, ai ka kurorëzuar fytyrat më të dashura të amerikanëve çdo vit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë