Njerez

“O Zot, çfarë ndodhi?” Fjalët e fundit të Lady Dianës para se të vdiste

"O zot, çfarë ndodhi"! Këto janë fjalët e fundit të Lady Dianas, pas aksidentit fatal në tunelin “Pont d'Alma”, në Paris, në të cilin ajo humbi jetën më 31 gusht të vitit 1997.

Një zjarrfikës, ka rrëfyer episodin, duke kujtuar skenën pas aksidentit. Xavier Gourmelon, i cili ishte në vendin e aksidentit pas thirrjes për ndihmë, tregon se është tronditur nga skena që ka parë. Rreshteri Gourmelon raportoi me besnikëri historinë e asaj nate për “Daily Mail”, tabloidin e famshëm britanik.

Dr. francez Mailliez, drejton përpjekjen e shpëtimit të Princeshës Diana, pas përplasjes me makinë në tunelin "Pont D'Alma" në Paris më 31 gusht 1997

Duke arritur në vendin e përplasjes, në tunelin “Pont d'Alma” në Paris, zjarrfikësi menjëherë vuri re një mjek pranë një personi tjetër. Ishte Diana, e cila ishte akoma "duke lëvizur dhe duke folur".

Ndërkohë, ekipi i Gourmelon u përpoq të ringjallë të dashurin e atëhershëm të Dianës, Dodi Al-Fayed, por "sapo dola jashtë, qëndrova me pasagjeren", zbuloi rreshteri.

Dodi Al Fayed dhe Diana, Princesha e Uellsit, duke u larguar nga Hotel Ritz në Paris, Francë, një ditë para përplasjes së tyre fatale me makinë

"Ajo foli në anglisht dhe tha: ‘O zot, çfarë ndodhi?’ U përpoqa ta qetësoja. Unë e mbaja për dore”. Por në atë moment, zjarrfikësi nuk e kishte idenë se kush ishte ajo grua, e cila u transportua me ambulancë menjëherë pas aksidentit.

Ishte kapiteni i ekipit të shpëtimit që zbuloi identitetin e gruas: viktima ishte Lady Diana, ish-gruaja e princit Charles dhe një nga gratë më me ndikim dhe më të njohura në atë kohë.

Të gjitha përpjekjet për ta ringjallur Dianën ishin të padobishme. Lady D. vdiq dy orë më vonë në spitalin Pitié-Salpêtrière në kryeqytetin francez.

Truproja i Dianës, Trevor Rees-Jones, Princesha që përpiqet t'i shmanget aparatit fotografik dhe shoferi Henri Paul

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë