Futboll

Nxënësi më në fund mund maestron, trofeu i parë i sezonit shkon për Arsenalin

Gazeta Si – Nxënësi ma në fund ka triumfuar përballë maestros: Arsenali i Artetës ka fituar trofeun e parë sezonal në Angli, pasi ka mundur me penallti Mançester Sitin e Pep Guardiolës në finalen e ‘Community Shield’.

Ishte një ndeshje e ekuilibruar dhe e hapur, që u zhbllokua në minutën e 77-të nga ‘qytetarët’ me Palmer, lojtarin e ri që zuri vendin e Haland. ‘Topçinjtë’ barazuan në minutën e 101-të, kur Siti po bëhej gati për festën. Një top i gjuajtur nga Trosard u devijua nga Akanxhi dhe përfundoi në rrjetë.

Nga finalja e Community Shield. Gazeta Si, 6 gusht 2023

Te penalltitë Arsenali u tregua më i saktë dhe fitoi edhe falë një super Ramsdejl. Gabuan nga pika e bardhë De Bryjne dhe Rodri.

Ndeshja foli më shumë për Mançetser Sitin, që u duk më në formë dhe më pak i frikësuar. Djemtë e Guardiolës krijuan raste me Julian Alvarez dhe Rodrin. Në pjesën e dytë Arsenali e ngriti kokën: Havertz u ndal nga Ortega, ndërsa Martineli nuk mundi ta çonte topin në rrjetë. Siti shpëtoi edhe nga lëvizjet e Saka dhe 13 minuta para fundit shënoi me Palmer. E majta e tij mposhti Ramsdejl, që më pas shpëtoi portën nga goli i dytë në rastin e Foden.

Arsenali feston triumfin ndaj Sitit. Gazeta Si, 6 gusht 2023

U akorduan 8 minuta shtesë, që shkuan më pas në 11 dhe pikërisht në sekondat e fundit Arsenali barazoi, duke bërë që fituesi të përcaktohej nga penalltitë. Portieri Ramsdejl neutralizoi gjuajtjen e Rodrit, duke i dhënë skuadrës së tij trofeun për herë të 17-të në histori.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë