Ne rrjet

Numri i rasteve me koronavirus në Itali u 60-fishua brenda javës

Java që po lëmë pas po mbyllet me një bilanc alarmant për Italinë, pasi nurmi i të prekurve është gjashtëdhjetëfishuar brenda shtatë ditësh, duke alarmuar vendet e tjera.

“Numri i rasteve me koronavirus në Itali i tejkaloi 1.000 të prekur të shtunën, duke u rritur me gati gjashtëdhjetëfish në një javë”, tha shefi i urgjencës i vendit Angelo Borrelli.

“Numri i përgjithshëm i infeksioneve ka arritur në 1.128 raste. Deri më tani 29 persona kanë humbur jetën”, zyrtari italian në një konferencë shtypi në Romë. Një ditë më parë, numri i të prekurve ishte 888, duke përfshirë 46 të shëruar dhe 21 të vdekur. Më 23 shkurt, të numri i të infektuarve me koronavirus në Itali ishte vetëm 20. 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë bërë qytetarëve të saj të anulojnë të gjitha fluturimet drejt Italisë, për shkak të përhapjes së virusit në të gjithë vendin fqinj.

Numri i rasteve me koronavirus në Itali u gjashtëdhjetëfishua brenda javës, Gazeta Si, 2020

Pas thirrjet se Shtëpisë së Bardhë, “American Airlines” të shtunën vonë njoftoi se do të pezullonte fluturimet e për në Milano deri në 24 prill. Linja e njohur ajrore ofron fluturime të përditshme pa ndalesa nga Nju Jorku në Milano.

Në një konferencë për shtyp të shtunën, Zëvendës Presidenti Mike Pence njoftoi se SHBA-ja të ka ngritur paralajmërimin e udhëtimit në nivelin 4, paralajmërimin e saj më të rëndë.

"Presidenti gjithashtu ka udhëzuar Departamentin e Shtetit që të punojë me aleatët tanë në Itali për të koordinuar një ekzaminim mjekësor të çdo individi që po hyn në Shtetet e Bashkuara të Amerikës", tha Pence.

Kjo ka qënë një goditje e rëndë për qeverinë italiane po përpiqet të minimizojë dëmet ekonomike,  ndërkohë që virusi vazhdon të përhapet. Roma miratoi një sërë masash financiare të premten për qëllim zbutjen e ndikimit të shpërthimit mbi bizneset duke thënë se kjo do të  ndajë fonde për të mbështetur eksportuesit dhe do të ndërmarrë hapa të tjerë për mbështesin bujqësinë dhe industrinë e udhëtimit.

Shpërthimi i virusit në Itali ka çuar në përhapjen e tij në  pjesën me të madhe të Europës. Në Greqinë fqinje, Ministria e Shëndetësisë njoftoi të shtunën në mbrëmje se kishte diagnostikuar me koronavirus edhe dy persona të tjerë. Në vendin fqinj ka tanimë shtatë raste të konfirmuara.

Numri i rasteve me koronavirus në Itali u gjashtëdhjetëfishua brenda javës, Gazeta Si, 2020

Sipas informacioneve fillestare, rasti i fundit është një grua që kishte kontakte fizike me 38-vjeçare nga Selaniku, e cila ishte e para që rezultoi me koronavirus  në Greqi disa ditë më parë.

Ndërkohë, 153 persona të tjerë, që janë anëtarë të familjes, miq dhe bashkëpunëtorë me katër pacientët fillestarë të konfirmuar nga koronavirusi, nuk kanë rezultuar të infektuar.

Nga ana tjetër, 48 orë pasi vendosi të mos kufizonte udhëtimet drejt Italisë, Gjermania u bë një kombi i dhjetë më i prekur nga Covid-19 në botë. Gjermania tani tanimë 50 të infektuar, duke e bërë atë vendin e dytë më të infektuar në Europë pas Italisë.

Në nivel global numri i të prekurve ka shkuar në 86 mijë të infektuar dhe rreth 3 mijë të vdekur, ku shumica e rasteve janë në Kinë. Kina prej ditësh ka hyrë në fazën e zbehjes së numrit të viktimave dhe infeksioneve , ndërsa pjesa tjetër e botës po përjeton zmadhim të hartës së epidemisë

Numri i rasteve me koronavirus në Itali u gjashtëdhjetëfishua brenda javës, Gazeta Si, 2020

OBSH ngriti alarmin e rrezikut për epideminë e koronavirusit nga i lartë në shumë i lartë por gjithsesi për momenti nuk flitet për pandemi. Drejtori Ekzekutiv i OBSH-së tha se në këtë fazë armiku më i keq nuk është koronavirusi por frika dhe paniku i përhapur prej tij.

Ndërkohë, zyrtarët e Shëndetit Publik në SHBA paralajmëruan amerikanët që të marrin të gjitha masat, sepse ka shumë mundësi që edhe raste të tjera personash të infektuar me këtë virus mund të evidentohen gjatë javëve në vijim. Numri tejet i lartë i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Itali, njëkohësisht edhe ekonomia e tretë më e madhe e Eurozonës, do të jenë një sfidë e vërtetë ndaj rritjes ekonomike në rajon.

Nëse virusi në rajon do të vazhdojë të përhapet për disa javë apo muaj të tjerë në vijim, prodhimi i ngadaltë mund të shkaktojë probleme të shumta në këtë bllok, dhe rrjedhimisht, mund të çojë në një krizë të mundshme .

Dallimi ndërmjet kësaj jave dhe asaj të kaluarës është se virusi është përhapur në qendrat kryesore të prodhimit, në Itali dhe në Korenë e Jugut, duke rrezikuar kështu prishjen e zinxhirit global të furnizimit, ose shkaktimin e një tjetër raundi të krizës së borxheve të Eurozonës, nëse rastet e infektimit me këtë virus do të vazhdojnë të rriten në Itali.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë