Arsim

Nuk pranojnë vendimin e Ministrisë, maturantët përplasen me përfaqësuesen e DAR Fier

Pak minuta pasi Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi reagoi përmes një video-mesazhi në lidhje me shqetësimin e maturantëve për testin e matematikës, këta të fundit u panë përsëri duke bllokuar “Rrugën e Durrësit”në Tiranë, por edhe në qytete të tjera si Vlorë dhe Fier.
Ndërkaq përfaqësuesja e Zyrës së Drejtorisë Arsimore Rajonale në Fier është përplasur me maturantët duke i kritikuar ata për mënyrën e sjelljes
“Kështu po e edukojmë dhe rrisim brezin e ri? Me këtë sjellje e gjuhë? Nuk janë këto brezi që ne po rrisim. E keni dëgjuar vendimin e ministres? Nuk përfaqësoheni denjësisht me këto veprime” është shprehur ajo.

Maturantët deklaruar se do të futen nesër në provimin me zgjedhje. Këtë vendim e arritën pas takimit që ato zhvilluan me përfaqësuesen e arsimit në Fier. ,
"Do bëhet vlerësimi i të gjithë provime të matematikës dhe të shihet se deri ku kanë shkuar pikët maksimale. Nesër do të futemi në provim pasi na kanë premtuar shumë dhe nuk besojmë se do të dalin nga fjala", thanë maturantët.

Ministrja Kushi tha se pas provimit janë ngritur grupe pune të pavarura, me ekspertë të fushës së matematikës, të cilët kanë analizuar në detaje dhe vlerësuar me shumë vëmendje çdo pyetje në test, ishte vendosur se do plotësohet kërkesa e maturantëve për të ulur kufirin minimal të pikëve për çdo notë.
Maturantët, edhe pse më të paktë në numër se ditën e parë të protestës kanë thënë se janë njohur me vendimin e ministres. Sipas tyre, “ Ministrja e bën këtë që t’i zbusë, por ajo ishte një nga kërkesat. Ne duam ballafaqim me ministren”.
Ministrja gjithashtu nënvizoi se pas përfundimit të procesit të Maturës Shtetërore 2021, MASR do të bëjë një analizë të thellë, me qëllim identifikimin e të gjitha problematikave të mundshme dhe rishikimin e plotë të të gjithë procesit të maturës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë