Futboll

Nuk luan me vazhdimësi, Suso kërkon largimin nga Milan

Ardhjet e Piolit dhe Ibrahimovic nuk rezultuan të ishin saktësisht të favorshme për Suso, tashmë i përfunduar në stol. Skema 4-4-2, me suedezin dhe Leão në sulm, ka larguar përfundimisht spanjollin nga formacioni titullar. Ish-lojtari i Liverpool mbeti në stol kundër Cagliari dhe Udinese, duke luajtur gjysmën e dytë të ndeshjes së Kupës së Italisë, të fituar kundër SPAL. Një dështim, duke marrë parasysh faktin se në ndeshjet e mëparshme, ai ishte gjithnjë në fushë, me përjashtim të ndeshjeve kundër Lazio dhe Napoli.

Dhjetë ditë para përfundimit të merkatos së dimrit, klubi kuqezi nuk ka marrë ende oferta të vlefshme për të. Pothuajse e pamundur që dikush të dalë e të paguajë klauzolën prej 40 milionë eurosh (e vlefshme për jashtë Italisë), por problemi më i madh është se mungojnë edhe propozimet me vlerë më të ulët ekonomike.

Në përpjekje për të zhbllokuar largimin e tij, Suso ka takuar drejtuesit kuqezi. Sipas asaj që raporton “Corriere della Sera”, takimi  me Boban dhe Maldini është karakterizuar nga momente tensioni. Dy skuadrat spanjolle, Valencia dhe Seville, mbeten të vëmendshme për situatën e Suso, si dhe Roma, të cilët  kanë  ideuar shkëmbimin me Ünder.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë