Biznes

Nuk ka më kostume zyrtare, rrobaqepësit e Londrës qepin veshje mjekësore

Teksa Britania po përballet me një mungesë të pajisjeve e veshjeve mbrojtëse për punonjësit e sistemit shëndetësor që janë duke luftuar shpërthimin e koronavirusit, rrobaqepësit e Londrës po vejnë në punë makineritë e tyre të prerjes e qepjes për ta mbushur këtë hendek.


Qeveria Angleze është përballur me kriticizëm të përsëritur nga stafi i Shërbimit të Shëndetit Kombëtar (ose ndryshe në Angli që njihet me emrin National Health Service, ky institucion është përgjegjës për shëndetin e qytetarëve të Mbretërisë së Bashkuar të Anglisë) se doktorët, infermierët dhe punonjësit e tjerë të shëndetësisë po vuajnë nga një mungesë maskash, dorezash, veshjesh dhe pajisjesh të tjera mbrojtëse.

Në përgjigje të kësaj situate të krijuar, më shumë se 50 rrobaqepës profesionistë dhe amatorë kanë formuar një grup të quajtur “South London Scrubbers” i cili po pordhon e shpërndan me qindra uniforma, maska dhe çanta mjekësie për spitalet lokale.

Ian Costello, 53 vjeç, zakonisht bën kostume zyrtare e uniforma të ndryshme, madje disa prej tyre janë shfaqur e nëpër filmat e James Bond-it, Batman-it dhe shfaqjeve teatrale më të mëdha të Londrës. Por, që me mbylljen e biznesit të tij si pasojë e koronavirusit ai është duke qepur veshje të ndryshme mjekësore.

“Vendi është në krizë dhe njerëzit duhen ndihmuar”, shprehet ai. “Njerëzit po mblidhen së bashku për të bërë diçka e kjo është në të mirën e të tërëve ne qytetarëve të Anglisë”.

Rrobaqepësit variojnë nga adoleshentë gjer në një zonjë në të nëntëdhjetat e saj. Disa po punojnë nga tavolinat e tyre të ngrënies e disa të tjerë nga dhomat e ndenjes. Ka më pas e nga ata vullnetarë që janë të angazhuar me furnizimin e shpërbndarjen e këtyre veshjeve drejt spitaleve e qëndrave të ndryshme shëndetësore.

Shoqata Mjekësore e Anglisë (British Medical Association) ka paralajmëruar më herët këtë muaj se doktorët dhe infermierët që po trajtojnë pacientët me Covid-19 janë duke vënë jetët e tyre në rrezik si pasojë e mungesës së veshjeve e pajisjeve mjekësore në frontin e tyre të vijës së zjarrit me të infektuarit me covid-19.

Një prej drejtuesve më të lartë të sistemit mjekësor në Angli zoti Chris Whitty, është shprehur javën e kaluar se ka mjaftueshëm pajisje mbrojtëse mjekësore në nivel kombëtar por në zona të caktuara lokale ka mungesa.

Sarah Trindle është një prej rrobaqepësve të Londrës e cila në kohë normale drejton kompaninë e saj të veshjeve dhe ndryshimeve rrobaqepësore. Por, në këtë kohë ajo po punon për të përgatitur sa më shumë të jetë e mundur për mjekët veshje që atyre iu duhen me patjetër, si dhe shprehet që është esenciale për stafin mjekësor të ketë veshjet më të mira mjekësore.

“Unë mendoj se një ushtar kurrë nuk do të çoheshe në vijën e parë të luftës pa pajisjet e veshjet e duhura luftarake. Kështu që këto veshje për punonjësit e shëndetësisë duhen bërë profesionalisht e në standartet më të larta”, shprehet Sarah për Reuters.

Burimi: Reuters


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë