Futboll

Nuk ka më dilema për stadiumin, Tirana i luan në ‘Air Albania’ ndeshjet europiane

Gazeta Si – Klubi i Tiranës ka zyrtarizuar stadiumin, ku do të presë ekipin gjeorgjian Dinamo Batumi në raundin e parë eliminator të Ligës së Konferencës. Bardheblutë do të luajnë në ‘Air Albania’ dhe jo në Elbasan, sikurse ishte folur kohët e fundit.

Ky është një lajm i mirë për të gjithë tifozët e Tiranës, të cilët më 13 korrik, kur luhet ndeshja e parë europiane, nuk kanë nevojë të shkojnë në Elbasan. Në stadiumin ‘Air Albania’ numri i tyre pritet të jetë më i lartë.

Njoftimi i Tiranes per ndeshjen me Dinamo Batumi. Gazeta Si, 26 qershor 2023

Nëse arrin të kualifikohet, në turin e dytë Tirana do të ndeshet me Beshiktashin, ekipin e madh turk. Edhe kjo sfidë me siguri do të luhet në kryeqytet. Në Elbasan pritet të luajë Partizani, ekipi tjetër i kryeqytetit.

Vllaznia dhe Egnatia, dy skuadrat e tjera shqiptare që marrin pjesë në Kupat e Europës, pritet të luajnë në stadiumit e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë