Politike

Nuk ka marrëveshje mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, nesër ndërhyn QUINT-i

Pas më shumë se dy orësh bisedimesh kokë më kokë, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk kanë arritur të nënshkruajnë një marrëveshje për formimin e qeverisë.

LDK-ja dhe Vetëvendosje janë kthyer në tavolinën e bisedimeve një ditë pas skadimit të afatit të vendosur nga Isa Mustafa për formimin e koaliconit.

Vetëvendosje njoftoi e para se pas takimit të sotëm në Kuvendin e Kosovës nuk u arrit marrëvshja për formimin e Qeverisë.

"Një takim tjeter do të mbahet nesër, në të cilin do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e QUINT’it (Amerika, Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe Italia)", thuhet në njoftimin e VV’së.n“Palët u pajtuan që nesër të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së”, thuhet në njoftim.

Takimi i sotëm kishte nisur në 16:30 në Kuvendin e Kosovës.  Zyrtarët e lartë të dy partive që morën pjesë në takim kanë dalë nga Kuvendi pa folur para mediave.

Mosmarrëveshjet u bënë të qarta që me fillimin e takimit, kur deputetë të Vetëvendosjes thanë se nuk do të hiqnin dore nga posti i kryeparlamentarit. Ndërkohë nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu tha pak para takimit ka thënë se partia e tij nuk nënshkruan një marrëveshje pa mareë kreun e Kuvendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë