Futboll

Nuk ka fund kalvari i dëmtimeve të Pol Pogba, francezi shpërthen në lot

Gazeta Si – Gëzimi i fitores 2-0 të Juventusit ndaj Kremonezes u venit nga dëmtimi i radhës për Pol Pogba. Nuk ka paqe për mesfushorin francez, që luante titullar pas një kohe të gjatë. Ai la fushën pas 22 minutash për një problem muskulor, ndërkohë që priten ekzaminimet për të mësuar shkallën e dëmtimit.

Pol Pogba në momentin e dëmtimit. Gazeta Si, 15 maj 2023

Dëshpërim i jashtëzakonshëm te stafi i Juventusit dhe vetë lojtari, i cili nuk i mbajti dot lotët teksa po u drejtohej dhomave të zhveshjes. Pogba e ndjeu menjëherë dhimbjen dhe u shtri në fushë, duke kërkuar ndihmën e mjekëve.

Nga gëzimi në lot, gjithçka në 22 minuta. Reagimi i futbollistit francez lë pak shpresa për një rikuperim të shpejtë. Ai mbuloi fytyrën me fanellë, ndërsa shokët e skuadrës mundoheshin ta ngushëllonin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë