Drejtësia

Arben Ahmetaj shpallet në kërkim ndërkombëtar

Nga sot ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar pas kërkesës që SPAK i ka dërguar Interpol-it.

Policia e Shtetit i është përgjigjur me anë të një shkresë Prokurorisë së Posaçme në lidhje me ekzekutimin e masës së sigurisë "arrest në burg " për Arben Ahmetajn.

Pas verifikimeve në sistemin Tims dhe kontrolleve të banesave policia i është drejtuar SPAK-ut për pamundësinë e gjetjes së vendndodhjes së tij.

Për pasojë, SPAK ka ndërmarrë lëvizjen e dytë duke i dërguar kërkesë Interpol Tiranës për ta shpallur Ahmetajn në kërkim ndërkombëtar.

SPAK kërkoi arrestimin e Arben Ahmetaj, për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë