Smartfoni i ri i ZTE-së, Nubia X, ka dalë në shitje dhe është në dispozicion me tre konfigurime memoriesh, si dhe ngjyra të ndryshme.
Duket se ky model i ri i telefonave ka fituar simpatinë e përdoruesve dhe këtë e tregon edhe numri rekordi i shitjeve të këtij të këtij telefoni. Kompania e njohur kineze ZTE njoftoi se brenda 57 sekondave janë shitur 100,000 njësi të këtij smartfoni të ri.
Lajmin e dha kompania përmes një postimi në rrjetin social kinez Weibo. Raundi i dytë i shitjeve do të fillojë më 11 nëntor. Ndërsa çmimet e nubia X fillojnë nga 473 dollarë për modelin me 6 GB/64 GB memorie në 530 dollarë për modelin me 8 GB/128 GB dhe 602 dollarë për modelin me 8 GB/256 GB.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.