Lajme

Note 9, lumturia e arkitektëve dhe disa të tjerëve…

Samsung në Shqipëri ka hedhur në treg , Note 9, për të cilin çmimi zyrtar i rekomanduar është 999 euro ose 125 mijë lekë. Kompania mendon se më të lumturit do të jenë arkitektët, si përdoruesit më të shumtë të këtij modeli.

Galaxy Note9 do të jetë i disponueshëm në tregje të caktuara duke filluar nga data 24 Gusht 2018 dhe do të ofrohet në Shqipëri në ngjyrën e zezë, të purpurt dhe në ngjyrën blu oqeani me Lapsin e verdhë S Pen, në çmimin 132,999 Lek version 128GB dhe 165,999 Lek version 512GB.

Parametrat teknikë si procesori, memoria, të cilat janë thelbësore për programet e përdorura nga arkitektët, modeli i ri duket se i përballon me sukses .

https://www.youtube.com/watch?v=9HxxHWyDM5I&feature=youtu.be

Note 9 ka një risi që nuk e ka asnjë telefon tjetër, firmën digjitale. “Nëse legjislacioni shqiptar në të ardhmen miraton firmën digjitale, note do të ketë besnik edhe kategorinë e noterëve, juristëve, financierëve, etj. Momenti që firmoset një dokument, kontratë, bilanc nuk ke pse e bën fizikisht, por e firmos në telefon dhe e dërgon me PDF apo çfarëdo lloj formati tjetër.”  Firma digjitale është legale në vendet e rajonit dhe Europë, por, menaxheri i shitjeve nw Shqipëri Elion Balla thotë se “Është e vështirë ta parashikosh për një të ardhme të afërt këtë risi në Shqipëri, sepse këtu kemi probleme me firmat fizike, jo më me ato digjitale.”

Note 9 vjen për të konfirmuar vizionin fillestar të krijuesëve. “Kur ka dalë note për herë të parë, nuk ka patur shumë review pozitive. Në atë kohë markat e mëdha synonin tek telefonat e vegjël, praktikë, note ishte diçka tjetër dhe nëoftëse hyn në internet dhe sheh ekspertët e tekknologjisë në botë, nuk kishte përshtypje shumë pozitive.Por duke qëndruar besnik i vizionit fillestar të ideatorëve, gjatë viteve, note i mundi të gjithë komentet negative dhe skeptikët. Note nuk ka konkurent në treg. Nuk ka një të ngjashëm Apple.Note ka vetëm vetveten. Gjithmonë e më shumë po shtohen përdoruesit e note. Kur mësohesh me të, nuk mund të kalosh në telefon tjetër. Flas nga eksperienca personale”- tregon Balla.

Disa risi të Note 9

Bateri gjatë gjithë ditës: Bateria 4,000mAh i Galaxy Note9, më e madhja ndonjëherë në një telefon Galaxy për ta përdorur gjatë gjithë ditës për të folur, për të shkruar mesazhe, për të luajtur dhe për të parë filma nga mëngjesi në darkë.

Galaxy Note9 është në dispozicion me dy opsione të brendshme të memories - zgjidhni mes 128GB dhe 512GB. Dhe me mundësinë për të vendosur një kartë microSD, Galaxy Note9 mund të arrijë gati në1TB e mund ta flini mendjen duke ditur se keni hapësirë të mjaftueshme për fotot, videot dhe aplikacionet tuaja të preferuara.

Shpejtësia dhe Fuqia: Galaxy Note9 është një smartfon super i fuqishëm me procesor 10nm dhe suport për shpejtësitë më të madhe të rrjetit në treg (deri në 1.2 gigabit për sekondë) për të transmetuar dhe shkarkuar të dhëna pa u ngadalësuar. Galaxy Note9 gjithashtu përfshin një sistem ftohje lider në industri dhe një sistem për rregullim e algoritmit në mënyrë që të ofrojë një performance të fuqishme dhe njëkohësisht të qëndrueshme.

Këngëtari Landi Hysi gjatë prezantimit të Note9

Evolucioni i Lapsit S Pen

Lapsi S Pen është veçoria dalluese e serisë Note - është ajo që ka lënë shenjë tek përdoruesit dhe ajo me të cilën Samsung ka zgjeruar nocionin e asaj se çfarë një smartfon mund të bëjë. Ajo që filloi si një mjet për të shkruar dhe vizatuar tani po ju jep më shumë fuqi dhe kontroll përdoruesve.

512GB memorie e brendshme standarde. Modelet 512GB mund t’i gjeni në shtete të caktuara. Deri në 512GB memorie e shtuarme kartën e jashtme SD (shitet veçmas).

Tani me mbështetjen e Bluetooth Low Energy (BLE), Lapsi S i ri siguron një mënyrë krejtësisht të re për të përdorur smarfonin. Me vetëm një klikim, tani është e mundur të bëni selfie-tdhe fotot në grup, të prezantosh slidet, të luash video, dhe më shumë. Zhvilluesit mund të integrojnë funksionalitetet e reja dhe të përparuara të BLE edhe në aplikacionet e tyre më vonë gjatë këtij viti.

Kamera inteligjente që bën fotot perfekte: Mund të jetë e vështirë për të bërë një foto ashtu si profesionistët- por nuk ka pse të jetë e tillë me Note9. Galaxy Note9mbështetet në teknologjitë pararojë në industrinë e kamerave me aftësi të reja për të shkrepur foton perfekte.

Optimizues i skenës: Kamera e Galaxy Note9 është kamera më e zgjuar e Samsung deri tani. Ai përdor inteligjencën për të identifikuar elementët e një fotoje, si skenën dhe subjektin, për ta klasifikuar automatikisht në një nga 20 kategoritë dhe menjëherë ta optimizojë atë në bazë të kësaj të fundit.

Zbulimi i të metave: Shkrepja e parë nuk është gjithmonë e duhura, por Galaxy Note9 lejon përdoruesit të dinë nëse ka diçka të gabuar, kështu që ata mund të shkrepin një foto tjetër pa humbur momentin.

Kamera Premium: Ajo vjen me teknologji të avancuar të minimizimit të zhurmës dhe një lente Aperture të dyfishtë2, e cila përshtatet me dritën ashtu si syri i njeriut. Pavarësisht nga kushtet e ndriçimit, kamera e përparme e Galaxy Note9 ofron një pamje të qartë kristal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë