Pas 561 ditësh me masa shtrënguese, Norvegjia do t’i kthehet jetës normale. Vendi skandinav, duke ndjekur gjurmët e Danimarkës, - që më 14 shtator hoqi të gjitha masat, - nuk do të ketë më asnjë kufizim, përfshirë edhe distancimin social, duke nisur nga 25 shtatori, pra nga nesër.
Sipas kryeministres norvegjeze, Erna Solberg, nga kjo datë do të jetë e mundur edhe hapja e lokaleve të natës, ndërsa restorantet do të kthehen të funskionojnë në kapacitet të plotë, si para pandemisë. Ky është fryt i imunizimit të popullsisë.
"Ka ardhur momenti për t’iu rikthyer jetës normale të përditshme, - ka thënë kryeministrja e Norvegjisë, Solberg. – Tani mund të jetojmë normalisht".
Heqja e të gjitha masave në Norvegji është bërë e mundur mbi të gjitha falë suksesit të fushatës së vaksinimit. Sipas Institutit të Shëndetit publik norvegjez, rreth 76% e popullsisë ka marrë të paktën një dozë të vaksinës anti-Covid, kurse 67% e popullsisë është totalisht e vaksinuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.