Lajme

Norvegjezja Statkraft aplikon për impiantin fotovoltaik në Banjë

Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës ka bërë me dije se kompania norvegjeze Statkraft do të investojë në energjinë diellore. Kompania ka dorëzuar aplikimin e saj për një impiant fotovoltaik lundrues mbi rezervuarin e Banjës.

“Ne vijim të një Memorandumi Mirëkuptimi mes Ministrise se Infrastruktures dhe Energjise dhe kompanisë norvegjeze Statkraft AS, shoqëria “STATKRAFT RENEWABLES ALBANIA” sh.p.k ka shprehur interesin dhe ka paraqitur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, aplikimin për ndërtimin e një impianti fotovoltaik lundrues për prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme mbi rezervuarin e Banjës, Qarku Elbasan. Ky projekt është tejet inovativ në terma të teknologjisë bashkëkohore të perdorur. “

Me sa duket, për çështje transparence nisur nga ngjarjet e fundit, Ministria citon se Aplikimi i detajuar për publikun e interesuar të shoqërisë “STATKRAFT RENEWABLES ALBANIA” sh.p.k mund të gjendet pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Kompania norvegjeze Statkraft nuk është e panjohur në Shqipëri. Ajo ka investuar në ndërtimin hidrocentralit të Banjës si dhe HEC-it të Moglicës përmes Devoll Hydropower.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë