Deputeti i PD-së, Flamur Noka, në një dalje për mediat nga selia blu ka akuzuar ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj se po përpiqet të mbyllë çështjen e vëllait të tij. Sipas Nokës, Rama dhe Xhafaj po bllokojnë punën e drejtësisë.
“Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama janë drejtpërdrejt të përfshirë në një komplot shtetëror për të mbyllur me metoda mafioze skandalin e të vëllait trafikant droge të ministrit të Brendshëm. Njëlloj si Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj deklaroi se përgjimi i të vëllait është i sajuar dhe për këtë ai disponon prova”, tha Flamur Noka.
Noka kërkoi nga Prokuroria që të fillojë hetimin për kryeministrin Rama dhe ministrin Xhafaj.
“Xhafaj ka kryer veprën penale të pengimit të drejtësisë. Nëse do kishte prova duhet t’i kishte çuar në prokurori. Njëlloj deklaroi dhe Rama kur foli për një laborator imagjinar shkencor. Në një shtet normal prokuroria duhet të kishte hetuar Edi Ramën dhe Fatmir Xhafën më së paku për fshehje të provave drejtësisë”, tha ndër të tjera Noka.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.