Njerez

Nobel për Paqe: Një mjeku afrikan dhe një të dhunuare nga ISIS

Komiteti Norvegjez i Nobelit vendosi t’i akordojë Nobelin e Paqes për vitin 2018,Denis Mukwege-s dhe Nadia Murad-it, për përpjekjet e tyre në dhënien fund të dhunës seksuale si armë lufte dhe konfliktit të armatosur. Të dy laureatët  kanë dhënë kontribut thelbësor në sjelljen në vëmendje dhe luftimin e krimeve të tilla të luftës.Mukwege i  ka kushtuar jetën mbrojtjes së këtyre viktimave. Murad është dëshmitarja që rrëfen abuzimet e kryera ndaj saj dhe të tjerave. Secili prej tyre, në mënyrën e tij, ka ndihmuar për t’i dhënë vizibilitet më të madh dhunës seksuale në kohët e luftërave, në mënyrë që kryerësit të mbajnë përgjegjësi  për veprimet e tyre.

Mjeku Mukwege ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së tij duke ndihmuar viktimat e dhunës seksuale në Republikën Demokratike të Kongos. Qëkur Spitali Panzi u themelua në Bukavu, më 2008-ën, Mukwege dhe stafi i tij kanë trajtuar me mijëra paciente, viktima të sulmeve të tilla. Shumica e abuzimeve janë kryer në kontekstin e luftës së gjatë civile, që ka marrë jetët  e më shumë se 6 milionë kongolezëve.  Mukwege  është simboli më unifikues, si kombëtar ashtu edhe ndërkombëtari betejës për t’i dhënë fund dhunës së luftëra dhe konflikte të armatosura. Parimi i tij themelor është se “drejtësia është çështje e të gjithëve”. Burra dhe  gra,  zyrtarë dhe ushtarë, autoritete vendose, kombëtare e ndërkombëtare të gjithë ndajnë përgjegjësinë për raportimin dhe luftimin e këtij krimi të luftës. Rëndësi e përpjekjes ngulmuese, të përkushtuar dhe altruiste e Mukwege-s në këtë fushë nuk mund të zmadhohet. Ai ka dënuar vazhdimisht pandëshkueshmërinë ndaj përdhunimeve  në masë dhe ka kritikuar qeverinë kongoleze dhe të vendeve të tjera se  nuk bëjnë mjaftueshëm për t’i dhënë fund përdorimit të dhunës seksuale kundër grave si strategji dhe armë e luftës.

Mjeku Kongolez Mugwege, fitues i Nobelit të Paqes, 2018 

Murad është vetë viktimë e krimeve të luftës. Ajo ka refuzuar të pranojë kodet shoqërore që u kërkojnë grave të rrinë të heshtura dhe me turp ndaj abuzimeve që janë kryer mbi to. Ajo ka treguar kurajë të pazakontë në rrëfimin e vuajtjeve të saj dhe ka folur edhe në emër të viktimave të tjera. Murad është anëtare e minoritetit Jazidi në Iranin verior, ku ka jetuar me familjen e saj në fshatin e thellë të Koxhos. Në gusht të vitit 2014, shteti Islam (ISIS), nisi një sulm të dhunshëm, sistematik në fshatrat e distriktit Sinxhar, me synimin e shfarosjes së popullsisë jezidi. Në fshatin e Muradit, disa qindra njerëz u masakruan. Gratë më të reja, përfshi edhe fëmijë në moshë të mitur, u rrëmbyen dhe u mbajtën si skllave seksi. Ndërsa ishin peng e ISIS,  Murad ishte subjekt i vazhdueshëm i përdhunimit  dhe abuzimeve të tjera. Sulmuesit e saj e kërcënuan se do e ekzekutonin nëse nuk konvertohej në versionin e tyre të urryeshëm dhe çnjerëzor të Islamit.

E mbijetuara e dhunës së Isis, Nadia Murad, fituese e Nobelit të Paqes, 2018. 

Murad është një nga 3 mijë vajzat dhe gratë jezidi, që ishin viktima të përdhunimit  dhe abuzimeve të tjera nga ushtria e ISIS. Abuzimet ishin sistematike dhe pjesë e një strategjie ushtarake. Kështu shërbyen si armë në luftën kundër popullsisë jezidi dhe minoriteteve të tjera fetare. Pas tri muajve makth, Murad arriti të arratisej. Pasi ia doli mbanë të largohej, zgjidhi të flasë hapur rreth asaj çka kishte vuajtur. Më 2016 –ën, në moshën 23 –vjeçare, ajo u emërua Ambasadore e Vullnetit të Mirë të Kombeve të Bashkuara për Dinjitetin e të Mbijetuarve të Trafikimit Njerëzor. Ky vit shënon një dekadë qëkur Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara  përshtati Rezolutën 1820 (2008),  që përcaktoi se përdorimi i dhunës seksuale si armë e luftës dhe konfliktit të armatosur përbën edhe një krim lufte dhe kërcënim për paqen dhe sigurinë kombëtare.

Kjo përcaktoi edhe Statutin e Romës, së vitit 1998,  e cila qeveris punën e Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve. Statuti cakton se dhuna seksuale në luftë dhe në konfliktet e armatosur është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar. Një botë më paqësore mund të arrihet nëse gratë, të  drejtat e tyre themelore dhe siguria njihen dhe mbrohen në kohë lufte. Ky Nobel i Paqes për këtë vit është ngulitur fort në kriterin e shprehur, në dëshirën e Alfred Nobelit. Mukwege  dhe Murad  kanë vendosur sigurinë e tyre vetjake në rrezik për të luftuar me guxim krimet e luftës dhe për të kërkuar drejtësi për viktimat. Në këtë mënyrë ata kanë promovuar vëllazërinë e kombeve përmes përdorimit të parimeve të ligjit ndërkombëtar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë