investime

Njihuni me portin e jahteve në Shqipëri

Shqipëria nuk është menduar se do të jetë destinacion i jahteve të mëdhenj, por çdo vit shumë jahte po vizitojnë vendin. Për shkak të afërsisë me Greqinë, Malin e Zi dhe vendeve të tjera turistike Shqipëria po vizitohet nga shumë jahte luksoze kohët e fundit.

“Në vitet e fundit, Shqipëria është bërë shumë e popullarizuar nga jahte të mëdha si një alternativë e për shkak të karburantit pa taksa që mund të marrin,” thotë Bjordi Gogo nga agjencia “Azimudh”.

Shqipëria është e bukur dhe ka shumë vende që janë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s, prandaj po shohim gjithnjë e më tepër jahte të mëdha që vizitojnë Shqipërinë me shumë mysafirë në bord.

Tre vjet më parë, Silvia Dedja, agjente e jahteve RYS Yatch dhe përfaqësuese e shitjes dhe marketingut në kompaninë “Kastrati”, filloi të fliste për jahtet e shumtë që vizitonin vendin gjatë sezonit të verës dhe nuk merrnin taksa për karburantin. Çdo vit numrat janë në rritje dhe statistikat zyrtare tregojnë se 1007 jahte kanë vizituar portin e Sarandës në vitin 2018.

Sipas Dedjas, rreth 95% e tyre vizitojnë vendin për qëllime biznesi dhe 5% për turizëm.
“Pronarët e jahteve po fillojnë të interesohen për të vizituar vendin tonë. Kur vijnë për të parë bukuritë e vendit, ata bëhen gjithnjë e më shumë kureshtar se çfarë mund të ketë më shumë Shqipëria. Një tjetër avantazh i këtyre jahteve është se legjislacioni shqiptar nuk ka taksë për jahtet luksoze”, thotë Dedja.

Pamje nga projekti i Porto Albania

“Aktualisht, infrastruktura për jahtet e mëdhenj është shumë larg idealit, por edhe pse nuk ka vend qëndrim për jahtet e mëdhenj, ata mund të vendosen në një nga portet tregtare që ka Shqipëria”, shprehet Gogo.

Një ndër portet që cilësohet më i favorshëm për vendosjen e jahteve është Porti i Durrësit, i cili është konsideruar më i rëndësishmi në Shqipëri, pasi ka kapacitet shumë të madh për lëvizjen e mallrave. Duke qenë i organizuar me një administratë profesionale, ky port është efikas për të mbajtur jahte që vijnë për qëllime biznesi. Ndërsa Porti i Sarandës mund të shërbejë për jahte, të cilët kanë për qëllim turizmin dhe sjellin vizitorë të shumtë.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se një strukturë e saktë e marinës së jahteve, do të ndërtohet së shpejti në Shqipëri. Kompania zvicerane e zhvillimit Finsec AG, po zhvillon një kompleks luksoz për vendqëndrimin e jahteve të quajtur, Porto Albania në plazhet e Kalasë së Torrës. Ky kompleks do të ofrojë një vendqëndrim për jahte deri në 70 metra dhe 20-40 anije mbi 30 metra. Do të jetë një ndërtesë e dedikuar për mirëmbajtjen e jahteve dhe vendqëndrimin e sigurt të tyre.    

Alexander Auer, kryetar i bordit të kompanisë Finsec Ag, shpjegon se projekti ka filluar që në vitin 2006, kur filluan diskutimet me qeverinë shqiptare, për krijimin e një kompleksi të tillë. Hulumtimi i tregut bëri që Auerin dhe pjesa tjetër të ekipit, të besonte se do të ishte një investim premtues.

“Ne zbuluam se Shqipëria nuk kishte një infrastrukturë për jahtet, por duke qenë se turizmi po rritet me shpejtësi menduam se, do të kishte një vlerë shumë të madhe ndërtimi kompleksi të tillë,” thotë ai.
Një pjesë e rëndësishme e zhvillimit gjithashtu do të jetë sigurimi i mirëmbajtjes së jahteve.

“Ne kemi qenë në kontakt me disa nga teknikët më të mirë në sektorin e riparimit të jahteve në mënyrë që të krijojmë një strukturë të mirëmbajtjes së një standardi cilësor, me specialistë që vijnë nga ndërtuesit e jahteve,” shton Auer.

Pamje nga projekti i Porto Albania

Projekti do të ndërtohet në faza. Deri në vitin 2021 do të ndërtohet vendqëndrimi dhe administrata që do të merret me jahtet, më pas deri në vitin 2023 do të përfundojë dhe ndërtimi i apartamenteve të dedikuara për shërbimin e ekuipazhit të jahteve. Sipas kushteve të koncesionit, vendqëndrimi i jahteve do të jetë në gjendje të furnizojë me karburant pa taksa dhe të veprojë si sportel për jahtet që nuk do të qëndrojnë aty.

Auer është i sigurt se Shqipëria do të jetë një destinacion shumë tërheqës për jahtet, për shkak se natyra e këtij vendi është kryesisht e panjohur.
“Kemi marrë kërkesa nga jahte që duan të vizitojnë portin që tani. Unë mendoj se njerëzit janë të interesuar të vijnë sepse është diçka e re në Mesdhe dhe ata po kërkojnë diçka ndryshe nga vendqëndrimet e zakonshme,” shton ai.

 

Më Shumë