Histori

Njihuni me Milton Keynes, “Kryeqytetin e Skateboard” (fotogaleri)

Kur skateboard-i filloi të bëhej pjesë e kulturës rinore në vitet 1980, në Angli nuk kishte shumë sipërfaqe të thella betoni ku ai mund të praktikohej. Por, sipërfaqet e lëmuara dhe karakteristikat urbane të Milton Kaynes e kanë siguruar një sipërfaqe të tillë për gjeneratat e atyre që e luajnë këtë sport, një trashëgimi e njohur nga programet e reja të artit këtë vjeshtë.

“MK Skate” përfshin ekspozita fotografike, art rrugësh, demonstrime dhe ture përreth vendeve më të frekuentuara të skateboard-it. Organizatorët e tij duan të tregojnë se si Milton Keynes e ka fituar vetë titullin e “Kryeqytetit të Skateboard-it në Angli” dhe të hedhi poshtë kritikat negative mbi këtë vend.

Ata shpresojnë se mund ti bëjnë njerëzit ta shohin skateboard-in pak më ndryshe, dhe të vlerësojnë “mjeshtërinë dhe të shprehurin e vetes” që përmban ai, tha Nathan Lindsell, njëri nga organizatorët.

Programi dhe ekspozita janë sponsorizuar nga një fond prej 97800 paundësh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë