Histori

Njihuni me femrat kriminele të luftërave në Ballkan

Gjykata e lartë e Beogradit dënoi ish ushtaren serbe-boshnjake Ranka Tomic me pesë vjet burg të hënën për pjesëmarrjen në torturën dhe vrasjen e një infermiereje 18 vjeçare të ushtrisë boshnjake, Karmen Kamencic, në korrik 1992 gjatë luftës në Bosnjë.
Rasti ishte i pazakontë për shkak të brutalitetit të krimeve të Tomic dhe faktit se viktima dhe dhunuesi ishin gra. Sipas akt akuzës, pjesëtarët e njësisë së Tomicit kapën Kamenicic dhe e çuan atë në qytetin e Radic. Tomic pastaj urdhëroi Kamenecic të heqë gjithë rrobat e saj, të zvarritet dhe të gërmojë varrin e saj. Tomic dhe anëtarë të tjerë të njësisë po ashtu rrahën Kamericicin me shkopinj, i prenë flokët dhe veshin e saj. Së fundmi vajza 18 vjeçare u qëllua për vdekje nga një anëtar i njësisë së Tomicit.

Gjykimet për krime lufte si ndjekja penale e Ranka Tomic kanë treguar gjithashtu se gratë mund të jenë shumë mizore.
Por, cilat janë disa nga gratë që u dënuan nga gjykata ndërkombëtare për krime lufte.


Biljana Plashvic ishte gruaja e parë që u dënua për krime lufte. Ajo ishte ish-presidente e etnitetit të Bosnjes të mbizotëruar nga serbët. Plashvic ishte e vetmja grua që u dënua nga Gjykata Penale Ndërkombëtare. Akuzat drejt sa ishin të ndryshme si gjenocid, vrasje, privimin e qëllimshëm të jetës dhe krime të tjera gjatë luftës në Bosnjë dhe Herzegovinë. Ajo u dënua me 11 vjet burg, por edhe pse u deklarua fajtore, pasi vuajti dënimin e saj , u kthye në Beograd, duke bërë një seri deklarimesh publike ku thoshte se ishte e pafajshme.

Ranka Tomic

Pedagogja Jelena Subotiç nga universiteti Shtetëror i Xhorxhias në Atlanta tha për mediet e huaja se hulumtimet akademike kanë treguar se kriminelët femra të luftës zakonisht perceptohen dhe trajtohen ndryshe gjatë dhe pas gjyqeve të tyre.
“Megjithatë, çështja e Biljana Plavshiç është interesante sepse ajo është respektuar shumë për veprat e saj në,” tha Subotiç.
Kur Plavsic u dënua nga një gjykatë ndërkombëtare, ndodhi një fenomen i rrallë, pasi nuk ishte paditur një grua në historinë e saj.
Ka edhe shembuj të tjerë të grave që janë dënuar nga gjykatat e brendshme në ish-shtetet jugosllave.
Maja Bjelos, studiuese e asociuar në qendrën e Beogradit për Politikat e Sigurisë, shpjegoi se shumica e grave nuk kanë pasur përgjegjësi komanduese dhe politike.

Nada Kalaba, e cila u dënua me nëntë vjet burg për krime e kryera në Ovçara në Kroaci. Kalaba ishte midis 18 personave të akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e mbi 200 të burgosurve kroatë në fermën e Ovçarës pranë Vukovarit, pasi qyteti ra në forcat e Beogradit në 1991.
Sladjana Korda u dënua në mungesë të saj nga Gjykata e Qarkut në Vukovar për tetë vjet burg për krime lufte kundër civilëve. Ajo ishte pjesë e një grupi të forcave paraushtarake serbe që u akuzuan për vrasjet, abuzimet fizike dhe plaçkitjet e emigrantëve në Vukovar dhe qytetarëve të Mitrovicës në nëntor dhe dhjetor 1991.

Ivanka Saviç, gjithashtu u dënua nga Gjykata e Qarkut në Vukovar për katër vjet e gjysmë burgim për krime lufte kundër civilëve. Sipas vendimit, Saviç nuk ishte anëtare e ndonjë njësie të armatosur, por në vitet 1991 dhe 1992 , ajo raportoitradhëtoi kroatët duke treguar planet e luftës te njësitë ushtarake serbe. Saviç gjithashtu mori pjesë në kërcënimet, abuzimet dhe përndjekjet e kroatëve. Ajo u dënua në vitin 2004, kur ishte 77 vjeç.
Azra Basic, ish-anëtare e Këshillit Kroat të Mbrojtjes, u dënua me 14 vjet burg për krime kundër civilëve serbë në Derventa në vitin 1992. Ajo u ekstradua në Bosnje dhe Herzegovinë nga Shtetet e Bashkuara, ku kishte ikur menjëherë pas përfundimit të luftës.

Albina Nina Terziç, një ish-anëtar i Këshillit Kroat të Mbrojtjes, i cili u dënua me tre vjet burg. Ajo abuzoi civilët serbë në kampet e burgimit në Odzak dhe i detyroi ata të kryejnë marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin.
Monika Karan Iliç, i cili u burgos për katër vjet për torturën dhe keqtrajtimin e emigrantëve në vitin 1992, u quajt përbindëshi me fytyrën e një fëmije, nga të burgosurit e kampit të burgimit, pasi ajo ishte vetëm 17 vjeç në atë kohë.
Në gjykatë, të mbijetuarit dëshmuan për egërsinë e krimeve të Iliç, duke përfshirë therjen e të burgosurve dhe abuzimin seksual me ta.

Raste të tilla tregojnë qartë se gratë janë më shumë se të aftë të bëhen kriminele të krimeve të luftës, megjithëse publiku nuk është mësuar ti shikojë kryesuese e këtij fenomeni. Siguria e vendit u është besuar udhëheqësve meshkuj, por roli i grave në luftë nuk duket të ketë qenë i pa rëndësishëm.
“Zakonisht jemi mësuar ti shikojmë gratë gjithmonë si viktima, por që nga historia e Plavsic vendimet gjyqësore kanë vazhduar të tregojnë se krimet e luftës nuk kryhen ekskluzivisht nga burrat,” shprehet Beljos.
Shumë gra i’u bashkuan njësive ushtarake gjatë luftës së Bosnjes. Numri i saktë nuk dihet, por vetëm ushtria e Bosnjës dhe Hercegovinës kishte në radhët e veta 5.360 gra, disa të angazhuara në logjistikë dhe disa luftëtare./BIRN/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë