Mendim

Njeriu që mund të sfidojë pushtetin e Putinit

Nga Mikhail Zygar* - Presidenti rus Vladimir Putin, duket se e ka kuptuar më në fund se lufta në Ukrainë ka krijuar një kundërshtar të rrezikshëm të fuqisë së tij: Yevgeny Prigozhin, themeluesi i kompanisë private ushtarake “Wagner”, trupat e të cilit kanë luftuar bashkë me ushtrinë ruse.

Sipas këndvështrimit tuaj, Prigozhin mund të konsiderohet personazhi i mirë vitit ose negativ. Putin, sipas burimeve pranë tij, është i sigurtë se mund të dobësojë Prigozhin, i cili së fundmi ka pasur një përplasje me shtabin e përgjithshëm të ushtrisë. Por efekti mund të jetë dhe i kundërt, me më shumë njerëz që shohin Prigozhin si pasaardhësin e duhur të Putin.

Që nga fillimi i luftës kundër Ukrainës, Putin është siguruar që rivalët e tij të pushtetit të mos rriteshin më tej dhe bëri të pamundurën që konflikti të mos krijojë një udhëheqës të shquar ushtarak që përbën kërcënim për të. Funksionoi. Në verën e 2022-shit, gjenerali ambicioz Alexander Lapin qe arsyeja e krijimit të disa grupeve që filluan ta glorifikonin atë. Kjo i kushtoi atij vendin e punës dhe një luftë të fortë mediatike të nisur nga Prigozhin, që kontrollon “industrinë” e patronazhistëve (trollet) në rrjetet online.

Sipas burimeve të mia pranë administratë ruse, Putin atëherë e pa Prigozhin si një kundërpeshë vetëm për gjeneralët. E pa si njeriun e tij, një mjet i bindur dhe i lehtë për tu përdorur.

Në vitet e fundit, karriera e Prigozhin ka qenë e papritur. Fillimisht ai njihej si kuzhinier i Putin, i cili arriti të bëhej kontraktor shtetëror i drekave shkollore për fëmijët rusë në të gjithë vendin. Më pas ai krijoi fabrikën e trolleve, Agjencinë e Kërkimeve në Internet dhe u veçua në hetimin e Robert Mueller për ndërhyrje në zgjedhjet e 2016-ës. Më në fund, Prigozhin u bë i famshëm si themeluesi i grupit “Wagner”, kontraktorët e të cilit luftuan në Afrikë, Siri dhe tani në Ukrainë.

Këto arritje kaq delikate i garantuan Putin se përgjegjësia ishte e Prigozhin. Por këtë vit, Prigozhin shkoi në një tjetër ligë, duke kaluar të gjithë miqtë e tjerë të Putin, në forcë. Përfshirë edhe ministrin e Mbrojtjes Sergeri Shoigu, sekretarin e Këshillit rus të Sigurisë, Nikolai Patrushev, kreun e gjigandit teknologjik rus, Rostec, Sergei Chemezov dhe shokun më të ngushtë të Putin, Yury Kovalchuk.

Prigozhin i la ato pas dhe duket se është tani lojtari më i fortë i Rusisë. Ai është njëkohësisht operatori politik më popullor dhe ai që i druhen zyrtarët e lartë dhe biznesmenët rusë.

Rritja meteorike e Prigozhin në politikë nisi këtë verë kur ai nisi të bënte ture në burgjet ruse për të rekrutuar të burgosur që t’i bashkoheshin ushtrisë së “Wagner” dhe duke i ofruar atyre falje ligjore nëse pranonin të luftonin në vijë të parë të luftës në Ukrainë: gjashtë muaj shërbim dhe më pas liri.

Për të bërë këtë, Prigozhin duhet të merrte dakordësinë e disa agjencive kyçe në Rusi: Shërbimit Federal të Burgjeve, Shërbimet Federal të Sigurisë, ministrisë së Brendshme, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Komitetit Investigativ. Të gjithë këto grupe kanë status të veçantë, ata raportojnë vetëm tek presidenti Putin dhe askush nuk i kundërshton. Por situata ndryshoi, një xhol hyri në lojë dhe mundi të gjithë asat njëkohësisht. Nëse Prigozhin mund të lirojë çdo të burgosur, fuqitë e tij nuk kanë kufij.

Shenja tjetër e statusit të ri të Prigozhin ishte përballja e tij e hapur me Ministrinë e Mbrojtjes dhe shtabin e përgjithshëm të ushtrisë. Ky ishte fenomen i ri për sistemin politik rus. Në të shkuarën, vartësit e Putin nuk ia lejonin vetes që të sulmonin publikisht vartës të tjerë. Por në 2022-shi kjo ndryshoi. Kur pushtimi nisi, Putin ishte i fiksuar me luftën. Ishte interesi i tij i vetëm. Vetëm ata që ishin në vijën e parë kishin qasje të drejtpërdrejtë me Putin dhe ish-anëtarët e rrethit të brendshëm që përfunduan në pjesën e pasme u bënë më pak të rëndësishëm. Prigozhin ia doli të krijonte për veten imazhin e luftëtarit më të mirë. Ai nuk është vartës i ministrisë së Mbrojtjes, ai nuk është i përfshirë në burokracitë e ushtrisë dhe ai i bindet qëllimeve të veta. Sipas burimeve, Putin ishte dakord me këtë marrëveshje. Ai e lejoi Prigozhin të kritikonte publikisht (dhe rëndë) gjeneralët e tjerë. Putin nuk i konsideron ata prandaj nuk e qortonte as themeluesin e Prigozhin.

Vjeshtën e shkuar, Yevgeny Nuzhin, një ish-i brugosur rus që luftoi në Ukrainë pasi u rekretua nga mercenarët dhe u rikthye përsëri në Rusi pas një shkëmbimi të burgosurish dhe u vra me hanxhar.. Një video e kësaj masakre u shfaq në nëntor dhe me shumë gjasa ishte menduar si një paralajmërim për të gjithë dezertorët e ardhshëm.

Çuditërisht, ky brutalitet pëlqehet. Dyqanet në Rusi nisën të shisnin “hanxharë Wagner” si edhe suvenirë dhe ngjitësa me simbolet e Wagner. Prigozhin, që bëri një fjalim në mbështetje të vrasjes së Nuzhin, u bë një hero.

Politikanët dhe biznesmenët më radikalë janë tërhequr nga Prigozhin. Ata me të cilët flas më thonë se udhëheqësi i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, i cili më parë kishte një linjë të drejtpërdrejtë me Putin, tani raporton te Prigozhin. Biznesmeni Konstantin Malofeev, pronar i kanalit konservator Tsargrad TV, që mbështeti sulmin e Rusisë në Donbas në vitin 2014 si edhe ideologjisti i fashizmit rus, filozofi Aleksandr Dugin, i binden Prigozhin. Ndikimi i tij përfshin dhe liderët e zonave të Donetsk dhe Luhansk.

Ky është klani më me ndikim në Rusinë moderne, pasi janë ata që janë në front ata që mbajnë peshën më të madhe në sytë e Putin. Prigozhin është bërë hero edhe për reporterët që punojnë për mediat propagandiste.

Por Prigozhin duket si një lojtar i pavarur politik. Ai nisi dhe një sherr me kryetarin e Shën Pjetërsburgut, Alexander Beglov, shok i vjetër i Putin. “Njerëzit si Beglov do të shtypen si buburreca nga shoqëria, herët a vonë”,- shkroi ai së fundmi.  

Në fund të 2022-shit, shumë biznesmenë të Moskës dhe zyrtarë besonin se Prigozhin ishte një kërcënim i vërtetë. “Hanxhari është një mesazh për të gjithë ne”, - më tha një oligark. Për muaj me radhë ekzistonte pyetja “pse Putin nuk ia tregon vendin Prigozhin siç ia bën dhe të tjerëve?”.

Më 10 janar, Prigozhin, raportoi në kanalin e tij në Telegram se ushtarët e Wagner kanë marrë qytetin ukrainas të Soledar. Kjo ishte fitorja e tij më e fuqishme propagandistike dhe prova bindëse se Wagner është një nga njësitë ruse më të forta luftarake. Burimet e mia në Moskë thonë se disa zyrtarë të rangut të lartë filluan të diskutojnë - gjoja me gjysmë shaka - nëse ishte koha e duhur për t'u betuar për besnikëri ndaj Prigozhin para se të ishte tepër vonë.

Ministria e Mbrojtjes tha se pushtimi i Soledarit ishte arritja e tyre, që u mohua direkt nga Prigozhin.

Për propagandistët, një fitore kaq e parëndësishme shkaktoi kaos. Këtu është një nga komentet karakteristike: “Wagner PMC sulmoi qytetin rus të Soledar dhe vrau të gjithë pushtuesit. Si qentë e çmendur.”

Prandaj, Yevgeny Viktorovich Prigozhin është një politikan i ri rus. Ai thotë se ai bën atë çfarë rusët e mirë do të donin të dëgjonin nga ushtria e tyre. Ishte ky momenti kur Puti kuptoi që Prigozhin është bërë pak si shumë i njohur. Kështu ai rriti armiqtë e Prigozhin, gjeneral Lapin dhe Geramisov. Kjo është loja e Putin, që ka qenë gjithmonë efektive po ndoshta këtë herë mund të mos funksionojë.

Shumë rusë, të mumifikuar nga propaganda janë të frustruar se pse ushtria nuk po fiton. Kievi nuk u mor për pak ditë, siç u premtua. Me emrëimin e gjeneral Gerasimov si komandant suprem, Putin merr përsipër përgjegjësinë për të gjitha humbjet e mëvonshme. Dhe kjo nuk e dobëson Prigozhin, i cili nuk e kritikoi këtë emërim.

Kjo do të thotë që në të ardhmen e afërt, Prigozhin, mund të sfidojë presidentin dhe Putin mund të mos jetë më në gjendje të kundërshtojë ish-kuzhinierin e tij.

Nga Mikhail Zygar* është gazetar rus dhe autor i “All the Kremlin’s Men: Inside the Court of Vladimir Putin.”

Burimi: NewYorkTimes/ Përshtati: Gazeta ‘SI’


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë