Ai njihet nga të gjithë francezët si njeriu që fluturon dhe ka thyer tanimë rekord botëror duke kaluar kanalin e Lamashit me flyboard.
Bëhet fjalë për sipërmarrësin francez Franky Zapata, i cili ka kapërcyer me sukses kanalin që ndan Anglinë dhe Francën pas një përpjekjeje të dështuar muajin e kaluar, duke rrëmbyer zemrat e publikut në mbarë botën.
Sipas Zapatës, mjeti i tij revolucionar fluturues, mund të arrijë shpejtësinë 190 km/orë në 10 minuta fluturim
Zapata u nis nga qyteti i Sangates në Francën Veriore herët të dielën në mëngjes dhe u ul në Gjirin e Shën Margaretit, afër Doverit në Angli. Udhëtimi zgjati më shumë se 20 minuta,
“Kam pasur mundësinë të zbres në një vend të jashtëzakonshëm. Gjëja e parë që më shkoi në mendje ishte familja ime. Falenderoj gruan time që gjithmonë më mbështet në projekte të çmendura. Ne kemi punuar shumë bashkë”, tha ai për mediat franceze.
Zapata, një ish-kampion i garave të skive, u ngrit qiell në korrik në automjetin e tij Flyboard Air por humbi një platformë të montuar në një varkë, ndërsa ai u përpoq të zbriste në mes të rrugës për karburant.
40-vjeçari tha se ishte i vetëdijshëm për rrezikun se mund të rrëzohej në det dhe tha se kishte punonuar “15 deri në 16 orë në ditë për të përmirësuar mjetin e tij fluturues”.
Sipërmarrësi ofroi një spektakël në “Ditën e Bastijës”, duke fluturuar mbi Champs-Elysees përpara presidentit francez Emmanuel Macron dhe liderëve të tjerë të BE-së.
Ish-kampioni i “jet-skiing”, mbante në dorë një pushkë derisa fluturonte me “flyboard”, për të dhënë spektakël në paradën ushtarake që po mbahej sot në Paris.
Zapata e ka krijuar këtë pajisje së pari për të fluturuar mbi ujë dhe thotë se “flyboard” ka fuqinë që të arrijë shpejtësinë deri në 190 kilometra në orë, dhe të jetë në lëvizje për 10 minuta.
Makineria përbëhet nga tre pjesë: bordi, telekomanda dhe rezervuar karburanti. Me një mbushje të plotë Flyboard Air mund të fluturonte fillimisht vetëm 10 minuta që do thotë se Zapata duhej të ndalej në gjysmën e rrugës për një rimbushje, por falë përmirësimeve, ai arriti të fluturonte për plot 20 minuta.
Në 2016-ën Zapata vendosi një rekord botëror për fluturimin më të gjatë me një hoverboard në një distancë prej 2,252 metrash në Francën Jugore. Kanali i Anglisë është 10 herë më i gjatë sesa kjo distancë.
Në të kaluarën Zapata është përplasur më parë në ujë. Edhe pse incidenti theu të gjitha pjesët elektronike të Flyboard Air, Zapata shpëtoi për mrekulli dhe nuk u ndal në përmirësmin e kësaj pajisjeve revolucionare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.