Njerez

Njerëzit që janë të pakënaqur me gjatësinë e tyre kanë më shumë gjasa të jetë psikopatë

Shumë njerëz dëshirojnë të jenë vetëm disa centimetra më të gjatë por kushdo që e dëshiron diçka të tillë, duhet të ketë kujdes, pasi sipas një studimi të ri, personat që kanë dëshira të tilla ka më shumë gjasa që të kenë tipare të errëta të personalitetit.

E njohur si 'Triada e Errët', këto tipare përfshijnë psikopatinë, narçizizmin dhe makiavelizmin.

Hulumtimi tregon se njerëzit që janë relativisht të shkurtër mund të përfshihen në sjellje antagoniste në një përpjekje për të kompensuar disavantazhin e tyre të gjatësisë.

"Njerëzit më të shkurtër, veçanërisht ata që dëshirojnë të ishin më të gjatë, karakterizohen më shumë nga tipare që i bëjnë ata të duan pushtet”, tha autori kryesor Peter K. Jonason, nga Universiteti i Padovas në Itali.

Njerëzit me tipare psikopatike kanë mungesë ndjeshmërie, impulsiviteti dhe shpërfilljeje ndaj normave dhe rregullave shoqërore, ndërsa narçizistët kanë një ndjenjë të fryrë të rëndësisë së vetvetes dhe kanë një nevojë për admirim.

Ndërkohë, makiavelizmi lidhet me dikë që është manipulues, cinik dhe i mungon morali.

"Një nga arsyet pse këto tipare janë bërë kaq të njohura për t'u studiuar është pretendimi se ato mund të jenë zgjidhje adaptive, megjithëse të padëshirueshme shoqërore, për arritjen e statusit”, thotë autori Jonason.

Burrat shtatshkurtër prireshin të kishin më shumë tipare narcisiste sesa gratë e shkurtra, por nuk kishte një ndryshim domethënës midis gjinive për sa i përket psikopatisë dhe makiavelizmit.

Studiuesit bënë pjesë të studimit 367 të rritur nga Amerika. Ato u kërkuan atyre të plotësonin një pyetësor që është krijuar për vlerësuar nivelet e psikopatisë, narcizmit dhe makiavelizmit.

Studiuesit gjithashtu kërkuan nga ata që morën pjesë të tregonin gjatësinë e tyre aktuale dhe shkallën në të cilën ata pajtoheshin me thëniet "Do të doja të isha më i/e gjatë" dhe "Jam i/e kënaqur me gjatësinë time".

Gjetjet e tyre zbuluan se njerëzit më të shkurtër dhe ata që dëshironin të ishin më të gjatë kishin tendencë të shfaqnin më shumë psikopati, narcisizëm dhe makiavelizëm.

Pyetja është, pse njerëzit më të shkurtër priren të kenë më shumë tipare të errëta?

Autorët thanë se "këto marrëdhënie mund të kuptohen më së miri nga një kornizë evolucionare, duke sugjeruar që kur njerëzit nuk mund të jenë fizikisht të frikshëm, ata mund të jenë psikologjikisht të frikshëm në vend të kësaj".

Me fjalë të tjera, nëse dikush është fizikisht inferior ose më i dobët, ata përpiqen të gjejnë një avantazh psikologjik për t'u bërë pjesë e një shoqërie ku ndjehen të pabarabartë.

Studiuesit thonë se dëshira për të qenë disa centimetra më i gjatë ndikon dhe në marrëdhëniet romantike.

Burrat më të shkurtër priren të bëjnë përshtypje me tiparet e tyre të personalitetit ndërsa gratë më të shkurtra mund të përdorin mashtrimin për t'u dukur më të dëshirueshme ose për të fituar terren.

Studimi i ri është publikuar në “Personality and Individual Differences”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë