Biznes

Njerëzit e suksesshëm mendojnë ndryshe

Njerëzit e suksesshëm vijnë prej të gjithë fushave të jetës dhe kanë një gjë të përbashkët: aty ku të tjerët shohin barriera të pakapërcyeshme, ata shohin sfida që do t'i fitojnë dhe pengesa që do t'i tejkalojnë.

Besimi i tyre përballë vështirësive drejtohet prej aftësisë që ata kanë për të larguar negativitetin që mban peng shumë syresh të ndjeshëm.

Pengesat nuk bllokojnë rrugën; ato janë rruga.

Kjo perspektivë ndihmon njerëzit e suksesshëm të mendojnë ndryshe nga çdo kush tjetër, që është e rëndësishme, sepse nëse mendon si kushdo tjetër, pavarësisht sa i mprehtë je ose sa eksperiencë ke, ti do të shohësh të njëtin tavan . Duke menduar jashtë kornizave dhe kundër rrymës, njerëzit e suksesshëm i tejkalojnë limitet e tyre.

Ne e dimë se sa e rëndësishme është t'u qasemi problemeve me optimizëm radikal dhe krijimtari, por është shumë më e lehtë të thuhet se sa të bëhet.

Në një studim të Adobe, 96% e punonjësve identifikuan krijimtarinë si thelbësore për suksesin e tryre, në termat e të ardhurave dhe të vlerës që sillet në botë. Çfarë ka më tepër, 78% e tyre do të donin që të ishin në gjendje të mendonin ndryshe, duke besuar që ata do të zhvilloheshin përmes karrierës së tyre më shpejt se ç’ishin zhvilluar.
Shumë shpesh në ia atribuojmë krijimtarinë dhe të menduarit “ndryshe” natyrës, karakteristikave të lindura që i përkasin vetëm fatit. E vërteta është se ti mund të studiosh se sa në mënyrë radikale njerëzit e suksesshëm mendojnë dhe inkorporojnë qasjen e tyre në repertorin tuaj.


Njerëzit super të suksesshëm besojnë se ndershmëria dhe integriteti, megjithëse e dhimbshme shpesh, funksionon përherë shkëlqyeshëm në terma afatgjatë. Ata e dinë se ndershmëria i hap rrugën marrëdhënieve të sinqerta me njerëzit dhe që gënjeshtra gjithmonë do të të kafshojë në fund.

Ata kanë besim në vete. Sa ide të mrekullueshme ka që nuk kthehen në fryte, për shkak se njerëzve u mungon besimi t'i vënë ato në jetë! Njerëzit e suksesshëm me besim veprojnë mbi idetë e tyre, sepse ata e dinë që një ide e dështuar nuk është reflektim i aftësisë së tyre; përkundrazi, ata e shohin atë si një mundësi të mrekullueshme mësimi.

Ata janë të përbërë. Njerëzit ultra të suksesshëm janë të përbërë, sepse ata në mënyrë konstante kontrollojnë emocionet e tyre dhe i kuptojnë ato dhe e përdorin këtë njohuri në momentin e duhur për të reaguar me vetëkontroll për të sfiduar situatat. Kur gjërat shkojnë tëposhtë, ata janë vazhdimisht të qetë dhe përmbajtësisht të frustruar. Ata e dinë që pavarësisht sa mirë apo sa keq mund të shkojnë gjërat, çdo gjë ndryshon me kohën. Gjithçka që ata mund të bëjnë është të adaptohen, të jenë të lumtur dhe nën kontroll të vetes.

Ata janë të ndershëm. Njerëzit super të suksesshëm besojnë se ndershmëria dhe integriteti, megjithëse e dhimbshme shpesh, funksionon përherë shkëlqyeshëm në terma afatgjatë. Ata e dinë se ndershmëria i hap rrugën marrëdhënieve të sinqerta me njerëzit dhe që gënjeshtra gjithmonë do të të kafshojë në fund. Në fakt, një studim i Notre Dame ka treguar që njerëzit të cilët kanë gënjer shpesh kanë përjetuar më shumë probleme të shëndetit mendor se sa ata që kanë qenë të ndershëm.

Ata kërkojnë për fitore të vogla. Njerëzve të suksesshëm u pëlqen të sfidojnë veten dhe të konkurrojnë, edhe me përpjekjet dhe fitoret e tyre të vogla. Fitoret e vogla ndërtojnë receptorë të rinj androgjen në fushat e trurit përgjegjës për shpërblimin dhe motivimin. Kjo rrit tek receptorët androgjen ndikimin e testosteronit, që mandej rrit vetëbesimin dhe vullnetin për të trajtuar sfidat. Kur ti arrin një sërë fitoresh të vogla, nxitja dhe motivimi për vetëbesim mund të zgjasë për muaj të tërë.

Ata gjithmonë janë duke mësuar. Njerëzit super të suksesshëm shpesh dinë më shumë se sa të tjerët, sepse ata përpiqen të mësojnë në mënyrë konstatnte. Ata synojnë rritjen e vazhdueshme, dhe ata mbushin çdo moment duke edukuar veten. Ata nuk e bëjnë këtë sepse “kjo është gjëja e duhur për tu bërë”; ata e bëjnë këtë për pasion. Ata janë përherë në kërkim të mundësive për tu përmirësuar dhe për të mësuar gjëra të reja rreth vetes dhe botës që i rrethon. Në vend që ti dorëzohen frikës së tyre se mund të duken budallenj, njerëzit vërtetë të jashtëzakonshëm reflektojnë me veten, më mirë të mësonin diçka të re se sa të dukeshin të zgjuar.
Ata e ekspozohen ndaj shumë njerëzve. Nuk ka një rrugë më të lehtë për të mësuar të mendosh ndryshe se sa ajo që të shpenzosh kohë me dikë pikat e forta të të cilit janë dobësitë e tua ose idetë e të cilëve janë në mënyrë radikale ndryshe nga të tuat. Këto ekspozime nxisin ide të reja. Kjo është arsyeja se pse ne shohim shumë kompani të mëdha me bashkëthemelues që janë në kontrast me njëri-tjetrin. Steve Jobs dhe Steve Ëozniak të Apple ishin shembulli i parë. Askush nuk do të shkëlqentë pa tjetrin.

Ata e mbanin mendjen të hapur. Ta ekspozosh veten ndaj nejërzve të ndryshëm ëshët e padobishme nësë ti e kalon kohën duke i kundërshtuar ata dhe kënaqur veten me opinionet e tua. Njerëzit e suksesshëm e dinë që çdo perspektivë siguron një mundësi për rritje.
Të nevojitet të praktikosh empatinë duke vendosur veten në lëkurën e tjetrit, në këtë mënyrë mund të kuptosh se si merr kuptim edhe perspektiva e tyre (të paktën, për ta). Një mënyrë e hatashme për të mbajtur mendjen hapur është të përpiqesh të mbledhësh diçka interesante ose të dobishme nga çdo bisedim ku merr pjesë.

Njerëzit e sukseshëm nuk kanë frikë. Frika është veçse fryt i imagjinatës. Rreziku është real. Rreziku është sulmi i parehatshëm i adrenalinës që ti përfton kur ndalon përpara një autobusi; frika është një zgjedhje. Njerëzit ndryshe e dinë këtë gjë fare mirë, më mirë se kushdo tjetër, ata e mohojnë frikën në kokën e tyre. Në vend që ta lënë frikën ti mbizotërojë, ata bëhen të varur prej ndjenjës së euforisë që e përftojnë prej fitores ndaj frikës.


Ata ëndërrojnë shumë dhe fort, por qëndrojnë me këmbë në tokë. Njerëzit e suksesshëm luftojnë për atë që duket e pamundur, por ata e bëjnë këtë në një mënyrë që është vepruese dhe reale.

Çështjet e lodhshme dhe të mërzitshme ata i kthejnë në lojëra. Çdo punë mbart në vetvete një masë lodhjeje dhe mërzitie. Për shumë njerëz, mërzitia dhe lodhja vjen ngaqë e bëjnë punën pa dashuri. Vetëm njerëzit më të suksesshëm gjejnë mënyra që ta bëjnë të mërzitshmen interesante. Duke e kthyer punën e mërzitshme në lojë, ata sfidojnë veten dhe prodhojnë punë me cilësi të lartë, duke i bërë gjërat interesante gjatë procesit.

Ata ëndërrojnë shumë dhe fort, por qëndrojnë me këmbë në tokë. Njerëzit e suksesshëm luftojnë për atë që duket e pamundur, por ata e bëjnë këtë në një mënyrë që është vepruese dhe reale.

Ndërsa ti nuk mund të dish me saktësi se si do ti realizosh ëndrrat e tua, duhet të bësh progres domosdoshmërisht pavarësisht hapave të vegjël. Për shembull, qëllimi i Elon Musk në kopanin SpacEx është të “pushtojë Marsin.” Teksa kjo është një ëndërr e madhe, Musk e mban atë të gjallë duke u ushtruar sistematikisht dhe besuar se një ditë do të arrijë atje. SpacEx thjesht dërgoi një raketë për herë të parë. Është shumë larg nga kolonizimi i Marsit, por megjithatë është një hap thelbësor në këtë proces.

*Burimi: Forumi Ekonomik Botëror


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë