Lajme

Njerëzit e qeverisë që kontrollonin universitetet “rrethojnë Ramën”

Pas premtimit për uljen e tarifës që kanë marrë vetëm gojarisht nga kryeministri Edi Rama, studentët mund të kenë arritur tashmë realizimin edhe të një kërkese tjetër; atë të përfaqësimit në bordet administrative të universiteteve.

Në një dialog virtual ditën e djeshme kryeministri Rama tha se ka bërë disa propozime konkrete, duke tejkaluar edhe kërkesat e studentëve. Ai u tregua i gatshëm për të financuar me buxhetin e shtetit, arsimin falas për studentë ekselencë dhe të varfër. Gjithashtu, ai u tregua i gatshëm për të boshatisur bordet e universiteteve nga anëtarët e qeverisë dhe për të shtuar investimet në konvikte.

Emrat e zyrtarëve të lartë në bordet administrative të universiteteve

Të martën kryeministri deklaroi se do të shkarkonte të gjithë anëtarët e qeverisë në bordet administrative të universiteteteve.

https://youtu.be/z1mOw_X7djw

Burime të brendshme pranë kryeministrisë i thanë gazetës të mërkurën se Kryeministri ka gati një draft me emrat e zyrtarëve të lartë të ministrisë në bordet e universiteteve të cilët do të shkarkohen nga detyra.  Por në faqen zyrtare qeveria bën të ditur se lajmi është i pavërtetë 


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë