Njerez

“Njerëzit duhet ta shohin pamjen time si art”

Gemma Whyatt ka një shenjë të madhe që mbulon pjesën e qafës, gjoksit, veshit dhe qindra shenja të vogla në të gjithë trupin. Është një gjendje e rrallë e lëkurës e quajtur naevus melanocitik kongjenital (CMN). 24-vjeçarja nga Cambridgeshire është një nga 30 njerëzit me CMN që marrin pjesë në një ekspozitë ndërkombëtare. “Njerëzit duan ta shohin pamjen time si art dhe kjo është vërtetë e veçantë për mua” ka thënë ajo për Radio 1 Newsbeat. Gemma, një studente për mjekësi, ka lindur me CMN, e cila është një gjendje e pakontrollueshme e lëkurës.

Kur ishte fëmijë ajo rrëfen se kishte një jetë si çdo kush tjetër. "Kam bërë gjëra normale dhe kam pasur miq normalë, kam ndjekur të njëjtën jetë si çdo fëmijë tjetër, asgjë nuk më pengonte të ndjehesha si të tjerët.”, ka thënë 24-vjeçarja.

“Por kjo nuk zgjati përgjithmonë, pasi në vitet e adolesheshencës time fillova ta ndjeja veten ndryshe nga të tjerët. Isha e vetëdijshme për atë që kisha në pamjen time. Fakti që nuk njihja ndonjë person tjetër që kishte të njëjtin problem si unë, më bënte të ndjehesha me keq. Vishesha gjithmonë me mëngë të gjata, vendosja shall sa herë dilja nga shtëpia dhe nuk mbaj mend të kem vajtur në plazh dhe të kem dalë me bikini, ajo që qëndronte mbi trupin tim rritej bashkë me gjendjen time dëshpëruese dita ditës.”

Callum White, 17 vjeç, nga Gloucestershire thotë se ai "luftoi për të pasur miq në shkollë” për shkak të CMN-së së tij.

Por Gemma na tregon se në moshën 17-vjeçare ajo filloi të ishte e vetëdijshme për gjendjen e saj, dhe filloi të jetonte jetën pa vuajtur komplekset e një shenje të madhe në trupin e saj. “Rezervova pushime në Spanjë së bashku më mikun tim,u vesha për herë të parë me bikini, fillova ta pranoja vetën ashtu siç isha, dhe mbi të gjitha nuk më interesonte më nëse njerëzit kthenin kokat e tyre për të më parë mua, sa herë kaloja.”

Gemma ishte personi i parë që u ulë të fotografohej për ekspozitën "How Do You C Me Now"? "Kisha veshur vetëm pantallonat e mia, unë kurrë nuk kam vënë make up, dhe nuk kam rregulluar fokat.”

“Zakonisht më pëlqen të jem natyrale dhe të dukem ashtu siç jam, sidomos kur bëhet fjalë për të pozuar përpara një aparati fotografik. Duke bërë këtë gjë më bëri të kuptoj se kam kontroll mbi pamjen time.”

"Kjo është një diçka që duhet të vlejë për të gjithë njerëzit që janë ndjerë si unë, qoftë ata që kanë të njëjtin problem si unë apo edhe ata që vuajnë një gjendje tjetër të rrallë në paraqitjen e tyre.” ka thënë 24 vjeçarja. “Njerëzit duhet ta shohin pamjen time si art, jo si problem”. Ekspozita do të zhvillohet nga 14-24 mars në galerinë Oxo Tower në Londër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë