Njerez

“Një vizitë te dentisti më kushtoi gjymtyrët dhe gjysmën e fytyrës”

Një i mbijetuar nga sëmundja sepsiz (reagimi i parregulluar dhe i ekzagjeruar i organizmit ndaj një infeksioni), ka treguar se kur u zgjua nga koma, pa veten e tij të gjymtuar dhe të shpërfytyruar.
Përpara se të diagnostikohej me sepiz në moshën 38-vjeçare, Tom Ray ishte i aftë, i shëndetshëm dhe së bashku me gruan e tij jetonte në Rutland në Mbretërinë e Bashkuar. Ai kaloi tre muaj në koma dhe për shkak të sëmundjes, humbi shtëpinë dhe biznesin, pasi bashkëshortja u detyrua të shiste gjithçka.
Sëmundja u shkaktua nga një ndërhyrje që kreu tek dentisti i tij. Ray kujton se përveç gojës, infeksioni shumë shpejt kaloi nëpër të gjithë trupin, duke i shkaktuar të vjella dhe temperaturë të lartë. Ai ra në koma për një periudhë të gjatë kohore dhe kur u zgjua, nuk ishte i aftë për të njohur as gruan e tij.
“Pas disa kohësh u kujtova se shkova tek dentisti për të kryer një ndërhyrje. Më pas përjetova temperaturë të lartë, të vjella dhe dhimbje të forta barku. Dukej njësoj si një gjendje gripale,” ka thanë Ray për mediat ndërkombëtare.
Më tej ai tregon se gjatë gjendjes së tij shkoi menjëherë në spital, për t’u konsultuar me mjekët. Sipas rrëfimit të Rayt problemi i vërtet ishte vonesa në gjetjen e rezultateve, kur mjekët i kryen analizën e gjakut. Ai shprehet se kjo mori shumë kohë.

“Në kohën kur mjekët u kthyen për të më treguar se çfarë sëmundje kisha, ishte tepër vonë. Sëmundja sepsis mund t'ju vrasë brenda pak orësh. Mjafton vetëm një moment për t’u shkatërruar gjithçka,” shtoi ai.
Duke treguar historinë e tij shprehet se kur u zgjua nuk mundi të kujtonte asgjë nga jeta e tij. Ai nuk mund të njihte as gruan dhe as fëmijët. Gjithashtu, tregon se një ndër gjërat më të këqija që ka përjetuar kur u zgjua, ishtë fakti se vajza e tij nuk e njohu. Gruaja e tij, gjatë gjithë kohë kujdesej për të dhe familjen. Ray tregoi se sa shumë kishte vuajtur ajo, duke duruar një sërë gjërash të vështira, njëkohësisht edhe depresionin e tij. Sipas Rayt, gjithçka që ndodhi në jetën e tij ishte falë vonesës së mjekëve.

Tom Ray dhe bashkëshortja e tij

“Çdo mjek i informuar do të njihte në moment të gjitha shenja klasike të sepsis,” shprehet Ray.
Gjithashtu në fjalimin e tij, Ray bëri thirrje për më shumë trajnime të detyrueshme për stafin e mjekëve dhe të infermierëve. Ai u shpreh se do të ketë edhe më shumë raste të ngjashme me të, nëse mjekët dhe infermierët do të jenë të pa informuar.
“Kjo ngjarje ka qenë një përvojë e tmerrshme jo vetëm për mua, por për të gjithë familjen time,”shtoi ai.
Sipas raporteve kjo sëmundje prek 700 mijë njerëz çdo vit dhe një në pesë raste rezulton fatale.

Rose Gallagher, udhëheqëse profesionale për parandalimin dhe kontrollin e infeksionit shprehet se, duhet të jemi të vetëdijshëm se pa stafin e duhur mjekësor, kjo sëmundje do vazhdojë të vrasë edhe më shumë njerëz.
“Pacientët që i mbijetojnë sepsis, vuajnë gjatë gjithë jetës nga probleme fizike dhe psikologjike si dhimbje kronike të trupit, lodhje, mos funksionim të gjymtyrëve, ankthi, depresioni dhe pagjumësia. Jeta do të jetë një sfidë, jo vetëm për pacientët por dhe për familjarët e tyre,” shtoi ajo.
Gjithashtu, edhe mjeku që kujdeset tashmë për Rayn thotë se “investimet në edukimin e stafit mjekësor nuk duhet parë si një kosto, por si një investim ku do të përfitojnë të gjithë.
Ndër të tjera Ray u shpreh se, filmi i quajtur "Starfish", është realizuar në bazë të historisë së tij. /Daily Mail/

https://youtu.be/nuWg3TU47F0

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë