Muzike

Një vit pas vdekjes, familja sjell albumin e Aviciit

Gati një vit pas ndarjes së tij nga jeta, familja e Dj të famshëm Avicii ka konfirmuar se së shpejti do të sjellë albumin për fansat e këngëtarit të ndjerë.

Universal Music njoftoi publikimin e një albumi të ri, të titulluar “TIM”, që është edhe emri i vërtetë i artistit suedez.

Ylli i muzikës elektronike, Tim Bergling vdiq më 20 prill, në moshën 28 vjeç, ndërsa ai ishte afër përfundimit të një albumi të ri.

“Ai la pas një koleksion të këngëve pothuajse të përfunduara, së bashku me shënime, biseda me e-mail dhe mesazhe me tekst rreth muzikës ", thuhet në një deklaratë nga familja e tij.

'Këngëtarët që bashkëpunoi Tim me këtë album kanë vazhduar procesin që të afrohet sa më shumë me vizionin e tij sa të jetë e mundur."

Pas vdekjes së Tim, familja vendosi të mos e mbajë muzikën e mbyllur, por dëshirojnë ta ndajnë me tifozët e tij në mbarë botën.

Të ardhurat nga albumi do të shkojnë për Fondacionin Tim Bergling, i krijuar pas vdekjes së DJ të njohur për të ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve mendore dhe vetëvrasjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë