Politike

Një vit nga protesta e 2 marsit, Meta: Misionin tonë e mbyllim me 25 Prill

Plot një vit më parë, Presidenti Ilir Meta thirri popullin në shesh për atë që ai e cilësonte mbrojtje të Kushtetutës.

Përmes një postimi në Facebook, Meta ka përcjellë një video të një viti më parë, duke shtuar se misioni nuk ka mbaruar ende

“Falënderim të përzemërt dhe mirënjohje të thellë, për të gjithë motrat dhe vëllezërit shqiptarë, të cilët një vit më parë ju përgjigjën thirrjes së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit.

Misionin tonë, të nisur më 2 mars 2020, për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve, do ta çojmë deri në fund, nëpërmjet referendumit historik të 25 prillit 2021!

Pranvera Kuqezi po vjen!”, shkruan Meta në Facebook


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë