Njerez

Një udhëzues për të rritur djem të mirë

Nga David G. Allan-Unë mund të deklaroj në mënyrë të sigurt se nuk do të përfundoj në ndonjë listë të mediave si burrat që vrasin. Ashtu si shumica e të tjerëve, unë kam arritur një karrierë profesionale dhe marrëdhënie personale pa asnjë konflikt.
Ndjehem i sigurt sepse sjellja që kanë treguar shumë meshkuj kohët e fundit, ne të tjerëve na ka mësuar si të kontrollojmë veten. Shumë nga shokët e mi gjithashtu më kanë mësuar të mira dhe të këqija, por sigurinë e kam fituar falë mësimeve që kam marrë gjatë gjithë jetës dhe vazhdoj të marr nga nëna ime.

Për gati gjashtëmbëdhjetë vjet, ajo rriti e vetme dy fëmijë, pa pushime të shtrenjta, pa rroba që ishin markë, pa ndonjë shpenzim më shumë se ushqimi që konsumonim. Kur isha fëmijë ajo punonte në një çerdhe fëmijësh dhe kur kthehej në shtëpi, më tregonte gjithmonë se si po i rriste fëmijët e të tjerëve.
Kohët e fundit e kam pyetur se çfarë duhet të dish për të rritur një djalë, i cili do të bëhet burrë i mirë dhe ajo më tha, “po ka disa rregulla që të gjitha nënat duhet t’i dinë për të rritur një djalë të mirë”
“Doja që ti të bëheshe personi që njerëzit e tjerë do të të donin dhe do të të admironin, sepse unë nuk do të isha gjithmonë aty për ty, e ti ke nevojë për njerëz të tjerë në jetë kur të mos jem unë. Duke qenë i mirë do të të duan të gjithë, kështu që kurrë s’do të jesh vetëm,” më tha ajo
Udhëzuesi i saj për të rritur burra të mirë është:

Promovoni dashuri dhe mirësi
Gjatë fëmijërisë sime gjithmonë më mësonte për virtytet që duhet të karakterizonin njeriun, të cilat përfshinin ndjeshmërinë, dhembshurinë dhe vetë disiplinën. Asnjëherë nuk më pengoi të gaboja, por gjatë gjithë kohës ishte vigjilente. Ajo më ndihmonte të mësoja nga gabimet, duke më ndëshkuar.
Fjalët kanë shumë rëndësi
Ashtu si shumica e nënave, edhe nëna imë nuk është tolerante ndaj gjuhës fyese. Kurrë nuk do ta harroj mënyrën e të bërtiturit nga ajo, kur ofendova një vajzë në lagjen time.
Ndërtoni vetëvlerësimin e fëmijës tuaj
“Unë gjithashtu dëshiroj që ju të ndjeheni të sigurt në jetë sepse vlerësoni veten,” me thoshte shpesh ajo. Përpiqej që gjatë gjithë kohës të angazhohesha në lojëra dhe aktivitete të ndryshme, duke i zgjidhur vetë problemet e mia. Tashmë që jam bërë prind mendoj të njëjtën gjë për vajzat e mia. Gjëja kryesore që ato duhet të kenë është vetëvlerësimi.
Vlerësoni lidhjet familjare
Nëna ime ishte një “fanse” e madhe e familjes. Gjithë kohës na mësonte që të donim njëri-tjetrin dhe të kishim respekt, për mendimet e gjithsecilit në familje. Sipas saj çdo njeri përfaqësonte familjen ku ishte rritur, pasi edukata vjen nga familja dhe shpesh më thoshte se nuk do të ja falte vetes nëse unë do të lëndoja dikë.
Duhet të jepni reagimin e duhur në moshën e duhur
Një kritikë e zakonshme e prindërimit sot është se fëmijët po rriten, duke menduar se çdo gjë që bëjnë është e drejtë. Ndërsa unë kujtoj një moment kur kisha bërë një ese dhe nëna ime, nuk e vlerësoi pasi mendonte se nuk kisha përdorur fjalët e duhura. Që nga ai moment unë isha më i kujdesshëm për çdo detyrë që kryeja.
Nxitja e pavarësisë
Në një mënyrë apo në një tjetër, duke u rritur nga një nënë e vetme më ka nxitur që të krijoj pavarësinë. Unë isha një fëmijë i shkathët dhe punëtor, nëse më duheshin para shumë herë duhet t’i gjeja vetë dhe kjo duhet të ishte në mënyrë të duhur. Unë bëra punën time të parë në moshën 12 vjeçare. Edhe pse ishte e paligjshme të punoja në atë moshë, unë isha krenar për veten.
Mësimet dhe virtytet që mësova nga nëna ime nuk janë vetëm për djemtë, ato janë edhe për vajzat, por mua më duhet të them se në duhet të shtojmë djem të rinj që janë të ndjeshëm, të sjellshëm, të vetë disiplinuar në mënyrë që në të ardhmen mos të vuajmë nga të njëjtat histori vrasjesh si tani./CNN/

*David G. Allan, psikolog dhe kryeredaktor në kategorinë e mirëqenies shëndetësore të CNN


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë