Njerez

Një tullumbac kundër Facebook

Një artiste që ndihmon gratë që u janë nënshtruar mastetkomisë për shkak të kancerit të gjirit udhëhoqi një protestë para zyrave qendrore të Facebook në Londër.

Vicky Martin u vizaton gjinjtë grave që i kanë hequr për shkak të kancerit. Punën e saj ajo e publikon nëpër rrjetet sociale. Por shpesh, Facebook, Instagram dhe rrjetet e tjera sociale ja kanë fshirë imazhet për “përmbajtje pornografike”.

Për këtë arsye, Vicky Martin ndërmori një fushatë ku ftoi të gjitha artistet e tjera dhe të mbijetuarat nga kanceri i gjirit të protestonin para selisë qendrore të Facebook me një tullumbac gjigant që simbolizonte gjirin e një gruaje.

“Tatuazhi është një mënyrë për gratë që kanë rindërtuar gjinjtë pas mastetkomisë që të ndjehen të plotësuar sërish”, tha njëra prej protestueseve.

Zëri i protestës u dëgjua deri në Kaliforni, në zyrat qendrore të Facebook. Kompania njoftoi heqjen e bllokimit dhe lejimin e imazheve të artistes britanike. Në disa media ndërkombëtare thanë se heqja e bllokimit mbërriti pas ndërhyrjes së 48-vjeçares Lady Nicola Mendelsohn.

48-vjeçarja drejton sektorin e biznesit të Facebook për Europën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën dhe është një e mbijetuar nga kanceri.

Megjithatë, për Vicky Martin vetëm ndjesa e kompanisë së Mark Zuckerberg nuk mjafton. Ajo kërkon bashkëpunim me Facebook për të përcaktuar rregullat e reja sa i takon këtyre imazheve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë