Muzike

Një tjetër zhgënjim për Taylor Swift…

Taylor Swift është shprehur se menaxheri i talenteve Skuter Braun, e ka ndaluar atë rreptësisht të krijojë një album me këngët e saj të vjetra. Nëpërmjet një postimi në Twitter, këngëtarja tha se ndjehet e trishtuar, por më shumë ndjehet e tronditur, pasi kompania e Braun ka pasur shumë fitime nga albumet e këngëtares.
“Unë kam planifikuar të realizoj një album me një kolazh nga këngët e mia të vjetra, të cilat kanë marrë vlerësime nga “American Music Awards”. Ndërkohë Braun dhe gruaja e tij më thanë se, nuk më lejohej të rikthej këngët e mia në televizion,” shkroi Swift.

https://twitter.com/taylorswift13/status/1195123215657508867

Ajo gjithashtu e akuzoi çiftin se e kanë penguar për të përdorur, pamjet e performancave të saj në një dokumentar që Netflix, po realizon për jetën e saj.
Gjithashtu, Swift ka ngritur një pyetje publike ku kërkon shpjegim, nëse artistët e tjerë që menaxhon çifti, si Ariana Grande, Demi Lovato dhe Justin Biber, kanë pasur të njëjtin problem si ajo.
Këngëtarja shprehet e zhgënjyer se si menaxherët kërkojnë të ushtrojnë kontroll, mbi dike që thjesht dëshiron të rikthejë muzikën e saj. Duke marrë shkas nga kjo ngjarje, ajo i’u beri thirrje fansave të saj që së bashku me të, t’i kërkonin llogari Braunit për këtë ngjarje dhe në pak orë, kudo në Twiter qarkulloi hashtagu #IStandWithTaylor. Në një peticion të fansave, tashmë janë grumbulluar më shumë 50.000 firma. Gjithashtu, edhe këngëtarë të tjerë të famshëm si Halsey dhe Gigi Hadid kanë dalë në mbrojtje të saj.
Braun dhe gruaja e tij ende nuk janë përgjigjur ndaj akuzave, ndërkohë Swift do të konkurrojë për trofeun “Artisti i Dekadës” në AMA, që pritet të zhvillohet në 24 nëntor./The Independent/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë