Futboll

Një tjetër mbrojtës për Gattuson, Napoli zyrtarizon Rrahmanin

Pritej vetëm zyrtarizimi, i cili ka ardhur pak pas mesditës së sotme: Amir Rrahmani është lojtar i Napolit. Klubi italian e ka konfirmuar blerjen përfundimtare të mbrojtësit kosovar nga Verona për një shumë që mendohet të jetë 14 mln euro plus edhe 1.5 mln euro bonuse. Ai do të qëndrojë te skuadra në fjalë deri në fund të sezonit, për t'u transferuar më pas në jug të Italisë.

“Napoli zyrtarizon blerjen e Amir Rrahmanit. Mbrojtësi i cili ka shkëlqyer në pjesën e parë të Serisë A me fanellën e Veronës, nga sezoni i ardhshëm do të jetë lojtar i Napolit, por do të vazhdojë të luajë për verdheblutë deri në fund të sezonit aktual’’.

Rrahmani ka lindur në Prishtinë më 24 shkurt 1994. Karriera e tij është ndërtuar në Ballkan, ku ka veshur fanellat e klubeve si Drenica, Partizani Tiranë, Lokomotiva Zagreb dhe mbi të gjitha fanellën e Dinamo Zagreb. Amir Rrahmani pasi luajti me të gjitha skuadrat e kombëtares shqiptare të moshave, në vitin 2016 zgjodhi të mbrojë ngjyrat e Kosovës, një ekip me të cilët po shkruan historinë, duke tentuar kualifikimin  në Kampionatin Evropian të vitit 2020.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë