Bota

Një tërmet i fuqishëm “shkund” Greqinë dhe Turqinë, të paktën 4 viktima

Një tërmet i fuqishëm me një magnitudë prej 7.0 ballësh ka goditur sot Egjeun, në veri të ishullit grek të Samosit, duke u ndjerë në Turqi dhe Greqi.

Epiqendra e tërmetit ishte 17 km larg brigjeve të provincës perëndimore të Izmirit dhe u ndje nga Athina deri në Stamboll.

Lëkundjet kanë shkaktuar dëme dhe kaos në qytetin e Izmirit. Ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu tha se gjashtë ndërtesa dhe pallate në Izmir u shembën nga tërmeti. Nga informacionet e para zyrtare, konfirmohen deri më tani 4 viktima dhe 120 të plagosur.

Të shumtë raportohet të jenë personat që kanë mbetur poshtë pallateve të shembura.

Agjencia e kërkim-shpëtimit u bën thirrje qytetarëve të mos futen nëpër banesat e tyre.

Megjithatë, Agjencia Shtetërore Anadolu raporton se ka dhjetëra njerëz që janë bllokuar në rrënoja, ndërkohë që tre prej tyre mësohet se janë nxjerrë nga rrënojat e pallati në zonën e Bayraklit.

https://www.youtube.com/watch?v=h4DcPcDUu-4

Video në mediat sociale tregonin njerëzit që kërkonin të afërmit nëpër rrënojat e ndërtesave të shembura në Izmirit.  "Ekipet turke të kërkim-shpëtimit vazhdojnë punën e tyre në terren", shtoi ministri turk.

Ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Kastriot Robo thotë se ndodhet në kontakte të vazhdueshme me shqiptarët që jetojnë në Izmir.

“Tërmeti ishte shumë i fortë, 6,6 ballë sipas ministrit të jashtëm turk. Deri më tani 6 godina janë shembur, është krijuar një situatë paniku në Izmir. Është një tërmet me të vërtetë shkatërrues.

 Unë kam bërë dy komunikime me banorë në Izmir, ka hamendësime që nën rrënoja mund të ketë viktima. Me saktësi nuk e dimë, por është një qytet ku ka shumë shqiptarë, ka edhe shtetas shqiptarë të ardhur rishtazi, sëfundmi”, thotë ai. 

Izmir, Gazeta Si, 2020

" Jam në kontakte të vazhdueshme me ta, nuk kam një informacion të qartë. Mbani parasysh që situata është kritike. Po bëhet e pamundura që situata të përballohet”, u shpreh ambasadori

Tërmeti ra në orën lokale 1.50, dhe 19 kilometra në veri-veriperëndim nga kryeqyteti i ishullit të Samosit, në një thellësi prej 10 kilometrash.

https://twitter.com/bpthaber/status/1322159817604190208?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1322159817604190208%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fvideo-e-frikshme-momenti-kur-rrezohet-pallati-pas-termetit-ne-turqi%2F

Qendra Sizmologjike Europiane-Mesdhetare tha se tërmeti kishte një madhësi paraprake prej 6.9, por Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se magnituda ishte 7.0.

Mediat greke raportojnë se tërmeti u ndie në 4 shtete, më së shumti në Turqi e Greqi, por edhe në Bullgari deri edhe në Shqipëri. Lëkundjet filluan me 4.6 Rihter derisa me lëkundje të njëpasnjëshme kapën 7 Rihterin fatal.

Lëkundjet janë ndjerë në Stamboll, Izmir, Çanakkale, Denizli dhe Bursa.  Qendra e tërmetit që u ndie në shumë provinca u njoftua si İzmir Karabağlar.

Mediat kanë ngritur alarmin edhe për cunami, pasi në shumë pjesë të bregdetit ka patur dallgë të fuqishme. Në fakt, deti në ishullin Samos dhe përreth ka nisur të tërhiqet duke marrë me vete dhe anijet kurse në disa pjesë të tjera ka marrë përpara rrugët duke hyrë në brendësi të qendrave të banuara.

https://twitter.com/W0lverineupdate/status/1322156448760033281?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1322156448760033281%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fe-fundit-cunam-pas-termetit-ne-turqi-jepet-alarmi-ne-mesdhe%2F

Po ashtu pas tërmetit një valë e fuqishme uji është përplasur në brigjet e Izmirit duke shkaktuar një cunam të vogël. Ndërkohë, pas tërmetit një valë uji është përplasur në brigjet e Izmirit duke shkaktuar një cunam të vogël.

Mediat turke janë duke publikuar pamje të ndërtesave të shkatërruara në provincën perëndimore të Izmirit. Guvernatori tha se nuk kishte informacion të menjëhershëm për viktima.

Mediat turke thonë se tërmeti u ndje në të gjithë rajonet e Egjeut dhe Marmara, ku ndodhet edhe Stambolli. Guvernatori i Stambollit tha se deri tani nuk kishte raporte për dëmtime.

https://www.youtube.com/watch?v=zBD3cmL4_Ag

Shkundet Greqia

Tërmeti u ndje po ashtu në të gjithë ishujt lindorë grekë. Media greke thonë se banorët e Samosit dhe ishujve të tjerë u larguan nga shtëpitë e tyre.

Mediat greke bëjnë me dije se si pasojë e dëmtimit të banesave në Samos, deri më tani raportohet se të paktën 8 persona janë plagosur mes të cilëve njëri është në gjendje të rëndë.

Ndërkohë ministri grek i Shëndetësisë përmes një postimi në Twitter njofton se të gjithë strukturat shëndetësore do të jenë në gatishmëri.

"Ne kemi pasur shumë tërmete në të kaluarën, megjithatë, unë nuk kam ndjerë ndjerë një të tillë që ka zgjatur kaq gjatë," thotë Anna Makris, mësuese në Athinë. "Ekziston një ndjenjë e vërtetë paniku dhe tani ne jemi të shqetësuar për pas lëkundjet", shtoi Makris.

Banorët e Samos, një ishull me një popullsi prej rreth 45,000 njerëzish, u nxitën të qëndronin larg zonave bregdetare, tha Eftyhmios Lekkas, kreu i organizatës së Greqisë për planifikimin antisizmik.

Raportet thanë se tërmeti i së premtes u ndie edhe në ishullin grek të Kretës.

Turqia dhe Greqia pozicionohen të dyja në zona me aktivitet të lartë sizmik dhe tërmetet e lehtë janë të zakonshëm, por jo të kësaj shkalle.

Në janar më shumë se 30 njerëz u vranë dhe më shumë se 1,600 u plagosën kur një tërmet goditi provincën lindore të Elazigut, në Turqi.

Në korrik  të vitit 2019, kryeqyteti grek Athina u godit nga një lëkundje që ndërpreu energjinë në pjesë të mëdha të qytetit. Një tjetër tërmet i fuqishëm që goditi qytetin turk Izmirit, afër Stambollit, në 1999 vrau rreth 17,000 njerëz.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë