Futboll

Një shqiptar do drejtojë kombëtaren e Iranit

Një tjetër italian në Iran, por që këtë herë mban edhe pasaportën e Shqipërisë. Pas Stramaccionit, është Gianni De Biasi ai që është i gatshëm të shkojë të  drejtojë në Orient. Në pritje të tij është federata iraniane, e gatshme t’i ofrojë një kontratë si trajner i kombëtares, për të projektuar kualifikimin në Botërorin 2022 që zhvillohet në Katar. Ish-trajneri i Torinos, Modena, Udineses dhe Shqipërisë ka marrë një propozim për një kontratë 30-mujore. Mbyllja përfundimtare e bisedimeve pritet brenda 48 orëve.

Italiani, i cili kualifikoi Shqipërinë në suksesin historik të finaleve të Europianit “Francë 2016”, një vit pas largimit nga vendi ynë ka drejtuar për një periudhë të shkurtër ekipin spanjoll të Alaves, por u shkarkua nga drejtuesit për rezultate të dobëta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë